Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca

31 Mars 2021, 09:24Politika TEMA

Merkel shpjegoi në konferencë shtypi ndërrimin e kursit në përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Pas shfaqjes së rasteve të trombozës vaksina tani do të jepet kryesisht për personat mbi 60 vjeç.

Fushata e vaksinimit në Gjermani merr sërish një kthesë të re. Pas njoftimeve për tromboza të reja në venat e trurit pas vaksinimit me AstraZeneca, kancelarja Angela Merkel dhe 16 landet gjermane në një konferencë të posaçme vendosën që vaksina AstraZeneca të jepet vetëm për njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Për personat nën 60 vjeç kjo do të jetë ende e mundur, por pas “vlerësimit mjekësor dhe analizës individuale të rrezikut e sqarimit të plotë”, u tha.

“Besimi krijohet nga dija, që çdo dyshim, çdo rast i veçantë verifikohet”, tha Merkel duke iu referuar efekteve anësore të vaksinës dhe të  mos fshihen nën rrogoz ato. Kancelarja pranoi se, vendimi për AstraZenecan sjell “pasiguri”, në të njëjtën kohë ajo kërkoi që të kihet besim tek vaksinimi. Kur të më vijë radha edhe unë do të vaksinohem, tha Merkel 66 vjeçare, “edhe me AstraZeneca”.

Shans për më të moshuarit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi, se qytetarët mund të kenë besim, që në Gjermani vaksinat e lejuara “mbikqyren me përgjegjësi të lartë”. Ai e cilësoi “një goditje që për një grup të caktuar moshe ka një rrezik të shtuar me një nga vaksinat që kemi në përdorim kundër pandemisë.” Prej kësaj krijohen pasiguri të reja. Por sipas Spahn mund të vaksinohen tani njerëzit mbi moshën 60 vjeçare më shpejt. “Në këtë kuptim do t’u lutesha të gjithë personave mbi 60 vjeç të marrin parasysh këtë ofertë vaksinimi.” Duke marrë në konsideratë të gjitha rreziqet vaksinimi është “vendimi më i mirë.”

Kufizimin e ri për AstraZenecan e dha Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani, STIKO. Bazë për këtë janë të dhënat e mbledhura për shfaqjen “në raste të rralla por shumë të rënda të efekteve anësore trombotike”. Këto janë shfaqur 16 ditë pas vaksinimit kryesisht tek gratë e moshës nën 60 vjeç. Në Gjermani deri të martën janë shfaqur 31 raste me tromboza pas vaksinimit me AstraZenecan. 9 prej tyre kanë përfunduar me vdekje.

Në mesin e marsit Gjermania dhe vende të tjera vendosën pezullimin me vaksinimin  me AstraZeneca, por pas miratimit të EMA-s, Agjencisë Europiane të Medikamenteve, vaksina vazhdoi të jepej sërish. Në fillim kjo vaksinë ishte rekomanduar për personat 18-64 vjeç, sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për mbrojtjen nga virusi për personat më të moshuar.

9 komente në “Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca”

  1. Edlira says:

    Kancelarja gjermane pret rradhen per tu vaksinuar,le popullin perpara…????????…kurse Edi Sulltani Yne i Madherishem direkt i pari shpetoi veten!?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️

    1. Edlira injorantja says:

      Edlira , po nuk di te llogjikosh dhe te kuptosh dy gjera te thjeshta ik e la ndonje hale ,
      mos ngatero gjermanet me shqipot , ne Gjermani askush ne mase e percaktoj , ne mase por dhe ne udheheqje te te gjitha partive te medha e te vogla nuk vuri ne diskutim vaksinen , dhe cdo kush respekton radhen , kurse ketu kishe nga Meta i pari , doktor ngordhjen dhe Kryemadhin e me radhe qe nuk e ndihmuan , por si qente e terbuar thurnin histori dhe trillime mbi vaksinen , duke e akuzuar Kryeministrin , ai jo vetm qe perpiqej me ane te nderthurta ta sillte ne Shqiperi dhe te fillonte vaksinimi , por lish perballe dhe pisat , qe ne cdo fatkeqesi , i natyrore i shendetsie ose cfare do gje tjeter i kish kundra , kjo jo vetem ne Shqiperi por ne pergjithesi ne Ballkan ku shquhet pwr nivelin e dobet te te llogjikuarit , prandaj po te vije re kudo ndodhi qe te vaksinoheshin kryetaret e shtetevw Shqiperia nuk do bente te vecanten …… kjo qe arsyeja dhe jo llogjika e nje karakacke si puna jote e kuptove idjote……. Larg Ramen nga keto , dilush tjeter po , Rama jo…….

      1. Edlira says:

        Nuk bej diskurs me plehra…

        1. Loku says:

          Edushke ti je per tu meshiruar.

    2. Orest Saraci says:

      Kete kuptove ti Elvira ?? Qe Rama e beri vaksinen per te shpetuar veten ?? Po ne Greqi ?? Po ne Angli ?? Po ne France ?? Ka te dhena qe edhe ne USA Trumpi e beri nga te paret ……..te gjithe keta jane sulltane sipas teje ?? Te beka pershtypje Edi Rama dhe e cileson sulltan , dhe ste preokupoka sjellja e Metes qe po e pshur Kushtetuten dh e ka kthyer Preidencen ne personal business …..apo te kane hedhur dhe ty ndonje kocke te lepish ?? Vazhdo e lepi kocken , po kujdes me te lepirat …..

  2. SB says:

    perdorni vaksinen ruse e kineze se jane te mira. Po i bejme edhe ne ne shqipkareri

  3. Tironci says:

    Nuk arri ta kuptoj kte llogjik astra zeneka jep trompoz ne damaret e trurit dhe te perdoret vetem per personat 60 vjeç e lart , po kur jep trompoz pse duhet tja bejn njerezve mbi 60 t vjeç , apo kta le te vdesin dhe te shikojm perfundimin e eksperentit me te moshuarit , ksaj i thon qe kta duan te vrasin njerzit mi 60 t vjeç , se nese jep trompoz ne damaret e trurit mos ja bej as nje njeriu se demi esht per tr ter njelloj kush esht shkaku qe disa duhet ta bejn e disa jo .

  4. Sali qeni says:

    Te kemi fatin ti beje trompoze Saliut , po jo te ngordhi , po ta leje me cene , ti ngelet goja hapur dhe ti dalin jarge , gjithashtu te dhjese ne pantallona pa kuptuar….. te behet gazi i botes , i takon , mbas kaq e kaq mizorive , keqberje , krimeve dhe vjedhjeve e ka hallall njw fund te tille ……. ky eshte rasti , thua te kemi fat ?????

  5. Bardha says:

    Te shikoj perkthimin ai qe e ka pershtate kete shkrim se deri tani kjo vaksine nuk perdoret ne Gjermani e ne disa vende te euvropes ne moshat mbi 65 vjec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje