KQZ "djeg" PDIU-në, ja partitë nga do të zgjidhen numëruesit e fletëve të votimit në 25 prill

31 Mars 2021, 19:48Politika TEMA

Fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga Grupet e numërimit me 2 anëtarë të PS, 1 të PD dhe 1 të LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i hequr mundësinë PDIU të kishte anëtarin e saj, ndonëse kjo forcë politike kishte më shumë se 2 mandate në zgjedhjet e kaluara.

Celibashi e argumentoi vendimin e tij me faktin që PDIU ishte pjesë e koalicionit PD e Aleanca për Ndryshim, dhe nuk garonte si subjekt më vete.

“PDIU nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk garon me listën e vet, por me kandidatë në koalicionin e partisë Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, i cili është subjekti zgjedhor që merr pjesë në zgjedhje, e për këtë arsye nuk mund të ketë numërues veçantë koalicionit” tha Celibashi.

Vendimi i Kryekomisionerit: “Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.03.2021, është Partia Socialiste e Shqipërise.

2. Partitë politike të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.03.2021, është LSI.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.

4. Kundër këtij vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje