Linçimi ndaj Tinka Kurtit dhe Robert Ndrenikës, po sikur ata të kishin bërë reklamë për PD?!

31 Mars 2021, 18:56Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Prej mëngjesit të sotëm ka nisur një valë linçimi ndaj aktorës së njohur Tinka Kurti, pasi ajo ka dalë me zë dhe me figurë si një dëshmi e spotit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Një linçim që nuk po kursen asnjë fjalë të rëndë në fjalorin shqiptar, thjesht e vetëm se Tinka Kurti dhe Robert Ndrenika kanë dalë në një spot televiziv realisht komercial të partive politike.

Të dy figurat e mëdha të artit shqiptar kanë qenë në fillimet e 30 vjeçarit postkomunist përkrahës të PD-së.

Tinka Kurti ka qenë dëshmitare e gjatë e historisë politike të PD-së, që nga viti 1991, duke qenë pjesë e grevës së urisë së minatorëve që kërkonin rrëzimin e Qeverisë “Nano”.

Ndërkaq, Robert Ndrenika ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe një përkrahës i saj për një kohë të gjatë.

Dëshmia e tyre në spotin e Partisë Socialiste, natyrisht që do të sillte një kundërshti, por politikisht kjo nuk duhet të sjellë një linçim.

Robert Ndrenika dhe Tinka Kurti janë artistë që reputacionin e tyre e kanë të gdhendur ndër vite, janë emra që në të gjithë diapazonin politik shqiptar, edhe pse kanë pasur pakënaqësi, kurrë nuk janë linçuar.

As Tinka kur ka mbështetur PD-në, as Ndrenika kur ka qenë deputet i kësaj force politike.

Sot të dy janë në atë fazë të moshës dhe historisë së jetës që nuk kanë përse të shtyhen për të pasur lëvizje pragmatiste; janë në moshën e thyer, ku secili ka pasur historitë e tyre, e çdo linçim e sulm se këto zgjedhje bëhen për çështje jashte asaj që hyn në bindjen e aktorëve të mëdhenj, nuk qëndrojnë.

Një mik i imi në Facebook, kundërshtar i Edi Ramës, kishte postuar një status që e kritikonte rëndë Tinka Kurtin.

Siç e kishin bërë mjaft të tjerë që janë përkrahës të dukshëm të Sali Berishës.

Unë, që asnjëherë nuk ju përgjigjem qëndrimeve të tilla të polarizuara, kësaj herë i ndërhyra me një pyetje: A do të ishte reagimi i tillë nëse Tinka Kurti do të ishte dëshmitare në një spot të PD-së?

Përgjigja nga miku im në rrjetin social ishte që e njëjtë do të ishte përgjigja.

Por në të njëjtën kohë, një përkrahës i opozitës më sulmoi egërsisht, duke më kërkuar që unë duhet të dal i maskuar në publik sepse shkruaj për gazetën TemA.

Ju përgjigja se shkrimet e mija në TemA janë zgjidhje personale dhe jo urdhër politik, por logjika militante që merr urdhëra nga qendra nuk i përgjigjet dot.

PD dhe LSI sot ka vendosur të sulmojë si Tinka Kurtin, por edhe ato që Tinka Kurtin e mbrojnë.

Por gjithsesi pyetja mbetet pa përgjigje: A do të ishte i njëjti reagim nëse Tinka Kurti dhe Robert Ndrenika do të shfaqeshin në spotet e Partisë Demokratike?

Jo fare, madje do të cilësohen si shqiptarë të mëdhenj, intelektualë që janë vlera për vendin, njerëz me përmasa gjigandeske. Qesharake!

Njerëz fanatikë, që nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e demokracisë; secili ka mendimin e vet, dhe për këtë nuk mund të sulmohet.

Nëse ndodh kjo është jo demokratike, dhe që i ngjan dacibaove komuniste.

Pak muaj më parë me epitetet si komunistë e marksistë ata sulmonin edhe Joe Biden, presidentin e SHBA.

Nuk lanë fjalë pa e sharë. E përse? Thjesht për t’i bërë qejfin Sali Berishës!

17 komente në “Linçimi ndaj Tinka Kurtit dhe Robert Ndrenikës, po sikur ata të kishin bërë reklamë për PD?!”

  1. Zosi says:

    Po pse budallenj jane qe te bejne propagande per PD?

  2. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Talebane… Keta jane ato kafshe qe frenojne ne nje menyre ose ne tjeter ecjen e vendit….. Eshte per tu cuditur shqiptari, nuk ka lidhje shkolla se shume qe njoh jane intelektuale, dhe them, si eshte e mundur…. Urrejtja shqiptare dhe egoizmi, i erren syte dhe mjegullohet aresyeja (keshtu si them une dhe pike) eshte semundje shekullore,, prandaj nuk kemi bere prokopi historikisht

  3. Alban Dega says:

    TURPI I KOMIT DHE MARRIA E BOTES

    Faktet dhe argumentet e mesiperme dhe te Frrok Cupit jane sycelese dhe mendjendritese sepse jane acik te verteta e te sakta si vete e verteta, si Drita e Diellit .
    Sharjet, shpifjet, mashtrimet, shantazhet jane arma e ndryshkur e
    “ Mafias krejt jashte kontrollit “ dhe “ Bandes se Gangstereve” te shtezhberesve dhe shterrenuesve te mbi 15 fishte te SaLikekracise.
    Keta percaktore nuk jane te miat, por te mbreterve te shtypit te lire e te pavarur boterore “ The Times” e Londres konservatore dhe e “ THE NEW YORK TIMES” te Nju Jorkut ne shkurt 1997 pararendese e katrahures kombetare e 97-es e 15 mars 2008- diten tragjike te katrahures se Gerdecit.
    Titujt me te turpshem per nje qeveri ne historine shqiptare, qe kane pafytyresine te kerkojne perseri votat e shqiptareve.
    Sharjet e kercenimet jane arma e rrugacerve dhe mercenareve te tyre.
    Sharja eshte si thengjilli … edhe kur nuk djeg nxin.
    Ato vetem ia rrisin vlerat ikonave te artit dhe kultures shqiptare si Tinka Kurtit, Robert Ndrenikes…
    Ato vetem vetem nxijne edhe me shume fytyrat e pafytyra te sharesve dhe pagatoreve te tyre politike.
    Turpi i kombit dhe marrja e Botes.

    1. TP says:

      I lave halete e New York-ut?

      1. antipatrea says:

        Pse pyet ?
        Ke ngelur pa punë dhe do shkosh t’i japësh dorën e dytë , apo do të dish në ka ngelur gjë për të ngrënë mëngjesin ti ….

  4. mik says:

    Te kishin bere rreklame PD-s, do ishin ” linçu ” njesoj.
    Politika kurre nuk duhej te bente nje gabim te tille, te perziente keta artiste ne llumin e tyre, veç nese kane pase si qellim perbaltjen e ketyre dy artisteve.
    Manipulimi i ketyre dy artisteve nga politika, ka ulur statusin e tyre si ‘ nderi i kombit ‘, ne nje nivel teper te konsiderueshem.
    Bravo artisti. Çdo gje po ben per shkaterrimin e artit dhe artisteve. Njesoj si paraardhesit tuaj.

  5. Pilo Lala says:

    Njerezit e punes, shkojne me punetorin.
    Hajdutet , matrapazet, shkojne me matrapazet…

    1. toni says:

      Ti mik me tru sa nje fik po kur Robert Ndrenika ishte deputet i pd nuk ishte manipulim politike kur tani jane manipulim gjithashtu per Tinken kur ishte me pd ishte e mire tash me ps eshte e keqe o gjithmone njesoj ju te pd nuk u bate njerez njehere.

    2. toni says:

      Ti mik me tru sa nje fik po kur Robert Ndrenika ishte deputet i pd nuk ishte manipulim politike kurse tani jane manipulim gjithashtu per Tinken kur ishte me pd ishte e mire tash me ps eshte e keqe o gjithmone njesoj ju te pd nuk u bate njerez njehere.

  6. Shqiponja says:

    Te nderuarit Tinka Kurti e Robert Ndrenikaj Jane dy vargmale qe nuk pyeten as ne kohen e diktatures e as sot nga stuhite e ererave e furtunave e no ma te tunden nga njerez mejhanesh e kioska byrektoresh. Ata kan mbas bedir milionat e shqiptareve te cilet nuk harrojne de keta kollose derdhen djerse te pafund qe te zbukuronin keten njerzve mbas tan atyne halleve qe shqiptareve u a krrusnin kurrizin. Keta ne kurye dhe ushtria e madhe e artisteve na e futen frymen e atdhedashurise, na medyan de da e bulur asht keta kur ke deshire ta jetosh di njeri, na edukuan dashrine dhe respektin mes shqiptareve, na futen ne gjak respektin e dashurine per te gjithe Ata breza patriotesh qe nuk kürdün asgje, deri edhe keten per Atdheun, na dhane kurajo per te mos u perkulur ndaj te keqes, na dhane drite ne kohe erresire dhe sot ata Kane nderin te luajne rolün e misionarit, te prijsit e bash per kete askush nuk guxon me na i preke.
    Kete te gjate e te shendeteshme ketyre prijesve tashme te kthyer ne legjende e qe mburremi di komb qe Jane pjese e jona.

  7. Jimi says:

    Ti mos u tute moj kreshnike nga piskamat e ketyre talebaneve. Ti me te vertet je nderi i kombit,dhe kete dekorate ti e ke merituar, jo se ta jep nje president, a kryeminister, por ti ke dekoraten me te bukur, ate qe ta ka dhene ky popull. Je dhe do te mbetesh perjetesisht ikona e artit dramatik shqiptar. Lumturofsh sa me gjate!

  8. Dardani says:

    A preket e madhja e lavdishmja Tinka Kurti, I madhi Robert Ndrenika. Oh mos mos . Kjo tregon se shporta e karavidheve antishqiptare nuk paskan frike as nga Zoti.

    1. Deda says:

      O dardan që të kesh frikë zotin duhet ta besosh po këta monstra nuk besojnë

  9. ttt says:

    Te dy keta i beri artiste te shquar Enveri i Madh se po te ishin te rinj sot do t ekishin fatin e ketyre gjoja artisteve te sotem zvaranik.
    Kurre nuk do te ishte bere ky qe reklamojne si te madh Kadarene po te fillonte ne kete kohe aktivitetin letrar.
    Mosmirnjohja eshte zavalli i kokes…………..

  10. Pokeristi says:

    Eshte per te ardhur keq,ku ka katandisur PD-ja dhe ndjekesit militantë te saj.
    Eshte turp i madh te linçohen dy artiste te medhej,qe ne periudha te ndryshme kane zgjedhur te mbajne anen,sejcili sipas asaj qe sheh e degjon vete.
    Njerez jini vigjilente.zgjohuni nga gjumi letargjik berishian dhe shihni me qarte kush i sherben me mire kombit,pamvaresisht i kujt krahu eshte.
    Kushdo mund t’a shpalle vehten antikomunist,ndoshta vetem Sahliu s’duhet.,ka qene nje komunist fanatik,i thekur dhe i ndyre.Kujtojini me rradhe bemat e tij ne kohen e monizmit dhe ne kohen e “demokracise”.
    Nuk ka me te rrezikshem,sekomunisti antikomunist.

  11. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    E para, pyetja nuk ngeli pa pergjigje se pergjigjen ta kishte dhene ai miku yt nefacebook, (vete e ke shkruar me doren tende).
    E dyta, eshte e vertete qe ne demokraci secili ka te drejte ti jepije menderen atij qe do por, edhe ata qe kritikojn Tinken dhe Bertin kane po aq te drejte te shprehin opinionin e tyre ne lidhje me dy artistet, ashtu sic edhe ti shoku Ylli ke te drejten tende dhe lirine e plote te kritikosh kritikuesit e te kritikuarve, kjo eshte demokracia te pelqen apo ste pelqen, sepse demokracia nuk mbaron aty ku te intereson ty, ne demokraci liria e te menduarit dhe te shprehurit eshte infinit. Po komunistet e tregut te lire si puna e QeMeros dhe jotja si me eksperience nga zyra e propagandes se PPSH jane pehlivane te persosur dhe manipulatore te rregjur.

    E treta: Joe Biden nuk eshte akuzuar apo sulmuar si komunist, ishte Bernie Sanders ai qe u sulmua dhe Alessandra Cortez me gjithe pjesen e ekstremit te majte qe eshte nje pjese e demokrateve amerikane. Biden u etiketua Sleepy Joe per shkak se fle ne kembe, harron fjalet dhe bie nga shkallet, flas per ne amerike, pastaj se cfare katranos ai katundi juaj atje eshte drugi mersele. Distanca fizike shqiperi- amerike nuk eshte asgje perpara asaj ne mentalitet e cila i ndan me mijera vite drite.
    Je komunist i pandreqshem aq sa dhe shembujt i merr nga Kina. subkoshienca flet.

  12. Taulant says:

    Ky “Sit”- i qenka psikolog i madh.
    Ka mesuar nga lexhenda qenef Sali Ram Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje