Maturantët kthehen në shkolla, Komiteti Teknik: Masat e tjera mbeten në fuqi siç janë

31 Mars 2021, 14:56Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që maturantët do të kthehen në klasa dhe nuk do të bëjnë më mësim online.

Ndërsa në lidhje me masat e tjera vijojnë të mbeten ende në fuqi edhe për një javë tjetër.

Kryetarja e komitetit Teknik, Mira Rakacolli, bëri të ditur se situata paraqitet e stabilizuar, por delikate.

“Komiteti u mblodh për të vlerësuar indikatorët javorë. Situata në vend paraqitet e stabilizuar, me një ulje të lehtë incidencës, por sërish mbetet delikate”, u shpreh Rakacolli.

Më tej, Rakacolli theksoi se masat do të mbesin të pandryshuara, të paktën deri në javën e ardhshme.

“Mbi shifrat që kemi dhe mbi analizën e shkaqeve dhe situatave, ekspertët mendojnë situata mbetet e qëndrueshme në atë tendencë e vënë re që para një javë për uljen e lehtë të incidencës dhe në numrin e jetëve të humbura, por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

Prandaj kemi menduar se masat të shikohen javën e ardhshme, me përjashtim të faktit, që maturat të fillojnë mësimin në klasë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje