Salvini mirëpret 'vëllezërit' shqiptarë e serbë, ndërsa sulmon Europën: Kjo që po bën BE është çmenduri

31 Mars 2021, 11:37Sociale TEMA

Matteo Salvni, lideri i Partisë Lidhja, e cila është një nga forcat e koalicionit të qeverisë italiane të kryeministrit Mario Draghi, ka zhvilluar të martën (30 mars) një konferencë shtypi me mediat e agjensitë e huaja në Itali e i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së  RTV Ora në Romë.

Ora NewsSenato, çfarë mendimi keni sot për sjelljen e politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian? Shqipëria një nga vendet e para që ndihmoi Italinë në fazën më akute të pandemisë, pas javë të tëra mungese furnizimi me doza vaksine anticovid, u mundësua me shumicë me doza vaksine kineze, falë Tuqisë. 

Matteo Salvini: Është një çmenduri, është një cmenduri e ju përsëris se tema e furnizmit me vaksina është një nga falimentimet më dramatike të historisë së ekzistencës së formimit të Bashkimit Europian.

Mendoj se Europa do të dalë më e fortë nëse në qëndër të saj nuk vendos vetëm interesat ekonomiko financiare, por vlerat e saj identifikuese, rrënjët e saj, homogjenitetin e saj, konceptimin e saj për familjen, konceptimin për të qënë human, konceptin e ardheut.

Europa mund, e unë them se duhet të mikpresë miqtë e komunitete të reja si ajo shqiptare dhe ajo serbe, me të cilët ndajmë histori, vlera, identitet, vuajtje, dëshirë për një të ardhme. 

Nga këndvështrimi im duhet të jenë të mirëpritur në Bashkimin Europian si vëllezërit shqitparë dhe vëllezërit serb.”

Në lidhje me problematikat që situata pandemike ka krijuar në Europë, Matteo Salvini u shpreh se është një rast më shumë për Bashkimin Europian të rithellohet, të rithemelohet e të rilançojë idenë e saj në emër të punës, mirëqënies e identitetit të saj.

Europa post Covid duhet domosdoshmërisht të jetë ndryshe nga Europa para Covid. Nëse gjen vërtetë shpirtin, zemrën, e nëse vë në qëndër të saj vendos mirqënien e njerëzve e jo vetëm teknicizmin financiar, do të jetë një Europë e vërtetë e për këtë duhet të punojmë” tha ai.

Ish- kryeministri italian në qeverinë Conte 2, ish ministrër i Brendshëm e aktualisht senator, Matteo Salvini informoj se ditën e enjte, (1 prill) do të zhvillojë një takim trepalësh në Budapest me kryeministrin hungarez e atë polak në qëndër të të cilit do të jetë diskutimi i idesë së një Europe të re.

“Një Europë origjinale siç e deshën baballarët themelues, një Europë e shëndetshme, e bukur e bazuar tek mirëqënia, familja e vlerat që na bashkojnë. Do të diskutojmë mbi mundësitë e bashkëpunimit në sektorin shëndetësorë, në sektorin eduktiv, në atë të punës, mbi dryshimin e disa traktateve europiane që kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të vendeve anëtare.

Do të diskutojmë pa dyshim mbi politikat e emigracionit, për aleancat ndërkombëtare, do të sjellim për sjelljen e Europës ndaj Rusisë e Kinës e për rolin që po luan Turqia që është një problem i madh”, tha ai.

Lideri i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike Enrico Letta, nënshtetësinë italiane për fëmijët e emigrantëve e ka konsideruar një prioritet të projektit të tij politik, por Matteo Salvini ka një mendim krejt kundër

“Normativa ligjore në fuqi, lejon që Italia të jetë një nga vendet me numrin më të madh të dhënies së nënshtetësisë ndër vendet europiane e nuk kuptoj pse kërkohet ndryshimi i një ligji të tillë.

Ky ligj lejon që në moshën 18 vjeç, pra mazhoren, të zgjedhësh  të bëhesh shtetas italianë ose jo. Nënshtetësia italiane nuk është biletë për të shëtitur në parkun e lojërave (Luna Park) por është një zgjedhje që duhht bërë në moshë madhore e me vetëdije.

Fëmijëve të emigrantëve që shkojnë në shkollë së bashku me fëmijët tanë i garantohet gjithcka e nuk i mungon asgjë.

Pyetja ime është se në një moment të tillë vështirësie shëndetësore, ekonomiko e sociale, është normale që një Parti palë qeverisëse në vend që të punoj për cështjet që na bashkojnë, bën propozime që na ndajnë?” u shpreh ai.

10 komente në “Salvini mirëpret ‘vëllezërit’ shqiptarë e serbë, ndërsa sulmon Europën: Kjo që po bën BE është çmenduri”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Salvini:
    Kur them “fratelo albaneso” nuk nenkuptoj muslimon brother’s……. gezuar ramazonin.

    1. K says:

      Shkruhet “Fratello Albanese”, injorant dhe pjellë qilari të ndonjë manastiri. Buona Pasqua !!!

      1. vezhguesi says:

        K-pse harxhon kohen kot more miku im per ti mesuar italishten nje mushke neo-greke. Keta jane aq injorante sa edhe helladishten e dine copa copa.

  2. Miri says:

    Salvini ka të drejte.
    Kooperativa e tipit të larte e quajtur BE ka falimentuar dhe do të vazhdoje të jete e tilla derisa të rivendose vlerat dhe familjen tradicionale qe ju takon,pasi deri tani i ka poshteruar.
    Ndryshe pas Britanise se Madhe do të largohen edhe shtete të tjera.

    1. BallForti says:

      Britania eshte vendi me i degjenruar ne Europe dhe nuk eshte larguar nga BE sepse BE nuk respekton vlerar e familjes.

      U largua sepse mendonte qe do merrte me pak emigrante me largimin e saj.

      Ishte loje e globalisteve cifut qe e larguan Britanine dhe me pas po e mbushin edhe me keq me emigrante, por tashme te zinj dhe kaf.

      1. Draper dhe Cekan says:

        Ke te drejte per britanine
        Iku se sdonte refugjate. Respekt per britanine
        Ti mbaje merkeli me makaronen e frances
        Degjenerimi jeton ne france hollande dhe belgjike
        Po afrohet gjermania

  3. SON says:

    Po o Miri po drejte ke sepse duhet me patjeter te fuse vende bananesh si Shqiperia ndaj Be seshte e mire…shoket e Salvin ne France e Holland nuk e duan

    1. ben says:

      SON-po Rumania me Bullgarine qe jane shume me mbrapa se sa Shqiperia, perse u futen ne BE?
      Franca dhe sherbetorja e saj Hollanda nuk e kane hallin se Shqiperia eshte “Republike Bananesh” sic thua zotrote, por se dihet qe Shqiperia do e hedhe voten e saj ne anen e Gjermanise, prandaj Franca beri te pamunduren per ti hapur negociatat me Serbine qe nuk ka permbushur as kushtet me minimale per anetaresim. E bene vetem se dihet qe Serbia do jete ne anen e Frances ne cdo debat apo votim te BE-se.

  4. Impedition says:

    Kush eshte ai shtaze qe e ka shkruar kete artikull? Me bythe e ka shkruar? Dini te shkruan ju apo ju marrin nga zyra e punes?
    Plot gabime. Qe ne fjalen e pare e ne rreshtin e pare

  5. omen69 says:

    Salvini eshtenje element qe as nuk duhet ta permendim, e jo me ta marrim si shembull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje