Kolaudimi hapet në prill, zero tolerancë për mjetet jashtë standardeve

30 Mars 2021, 21:10Sociale TEMA

Shërbimi i kontrollit fizik të automjeteve pritet të rinisë brenda muajit prill, në përfundim të afatit të koncesionit privat.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, shprehet se vonesa ka ardhur si pasojë e nevojës për ndërhyrje në të gjitha pikat e kolaudimit, por i kushtëzuar gjithashtu nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor që e bëjnë kontrollin të detyrueshëm çdo dy vite për mjetet e përdorura, çdo 1 vit për mjetet e shërbimit si autobusët dhe pas 3 vitesh për  automjetet e reja.

Paralelisht me investimet në godina dhe pajisje, shërbimi i ri i kolaudimit, do të vijë sipas Gonxhes me një sistem të ri dhe modern, që shmang vonesat.

Sa i takon automjeteve që aktualisht po qarkullojnë të pakolauduara, Gonxhe e pranon se situata është problematike. Por sipas tij, ky problem ka lindur nga mangësitë e sistemit të vjetër të kontrollit teknik, ku shumë makina me një certifikatë të vlefshme sot janë shpallur kaluese jashtë çdo standardi. Një praktikë që sipas tij, me rinisjen e këtij shërbimi do të ndalet.

2 komente në “Kolaudimi hapet në prill, zero tolerancë për mjetet jashtë standardeve”

  1. drini says:

    Qe te kete sherbim efektif e korrekt duhet te largohen nga puna te gjithe ish punonjesit e ketij sherbimi sepse bene nji korrupsion te papare e te piste duke u vjedhur me miljona leke shofereve.Keto te ashtuquajtur specialiste te kontrollit teknik psh ne Elbasan ishin vetem te korruptuar e asgje tjeter.

  2. Toli says:

    Po shume mire qe nuk do toleroni per kualidimin e mjetit , po per rruget qe jane gjithe gropa a do merrni ndonje mase
    Ne rruget tone ne cdo 10 xhiro te gomes te mjetit ka gropa ne asfalt , pa permendur rruget rurale qe jane cope
    Po si kudo dhe si gjithmone po ne kurriz te popullit bie barra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje