Mjeku Brataj këshillon për fushatën: Po të ndahen 10 nga 10 me distancë, është korrekte!

30 Mars 2021, 22:29Sociale TEMA
Mjeku Brataj këshillon për fushatën: Po të ndahen 10 nga 10

Brataj thotë se në rast se ruhet distanca 2 metra në këto takime, dhe grupet janë të ndara në nga 10 veta jo më shumë, atëhere s’ka asnjë problem.

DISKUTIMI NË REAL STORY

SKËNDER BRATAJ: Problemi i 10 vetave ishte tjetër. Pra jo më shumë se 9 veta të një familjeje. Duke ruajtur distancën, të paktën 2 metra. Se dikush bënte pyetjen një politikan hyn dhe ka 10 tavolina me nga 5 veta, bëhet fjala për 100 veta që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.

PYETJA: Ju thoni se PD mund të mbledhë 140 persona, por të ndarë në grupe 10 nga 10 me distancë?

SKËNDER BRATAJ: Kur rruhet distanca, s’ka problem. Partitë mund të mbledhin njerëz, por me distancë. Janë partitë politike, përgjegjëse për njerëzit. S’i mund të mos mbajnë përgjegjësi për takimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje