Telashe për Bashën, PDIU sherr me LSI-në për numëruesit: S'do numëroni ju votat tona, s'kemi besim

31 Mars 2021, 20:14Politika TEMA

Koalicioni opozitar ka dhënë shenjat e para të mosbesimit kur na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet parlamentare të prillit.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së debatuan ndërmjet tyre se cilës prej partive i takon numëruesi i katërt i votave, raporton gazetarja e  Top Channel, Elda Menga.

Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, PDIU pretendoi se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave duhet të ndahej me short me LSI pasi të dyja partitë ishin forca opozitare.

Por, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj u shpreh kundër duke ngritur si pretendim se vetë PDIU nuk ka listën e vetë të kandidatëve në fletën e votimit pasi është nën siglën e Partisë Demokratike.

“Këtu në fletën e votimit ne nuk do të shohim siglën e PDIU-së. Çfarë do të numëroi numëruesi i PDIU-së. Siglat e tjerë?!

Çfarë do të garantojë numëruesi i PDIU-së?! Votat e LSI-së?! Votat e PSD-së?! votat e PS-së?! Ja është logjikë e thjeshtë”, u shpreh Kaziaj.

Argumentet e përdorura nga përfaqësuesi i LSI-së duket se e bindën Ilirjan Celibashin, i cili vendosi që këtë numërues ta marrë LSI.

Pas vendimmarrjes së sotme, nga katër numërues votash që do të ketë një tavolinë, 2 janë të PS-së, një të PD-së një të LSI-së.

4 komente në “Telashe për Bashën, PDIU sherr me LSI-në për numëruesit: S’do numëroni ju votat tona, s’kemi besim”

  1. Te drejte kane , e njohin mire njeri tjetrin .

  2. Orest Dalani says:

    Filluan te zien si cakenjt , tipike te babzitur… LSI-ja po e stervitur ne vjedhje , PDIU ska asnje shans perballe hienavs te LSI- se , plera hesapi

  3. ela says:

    Nje gje me ben pershtypje,perse asnjehere nuk eshte deklaruara, organizimi i lazaratit nga Vangjel Tavo? perse nuk eshte bere trasparente organizimi i tij ,per femijet Aliko kunder ligjit? perse nuk u be trasparente vdekja e te shoqes? ja pra Spak,mori ne qafe djem te rinj qe ednen burgjeve ,ky biri i kurves bashke me keta plehrat qeveritare,si ste vjen turp qe nje familje lengon prej teje dhe ti del podium me poedium. nje mallkim po te jap; mos tu gjefshin kockat si fis pleher

  4. Lesti says:

    Ec aty shpeto e hengre dhe ksaj rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje