FOTOT/ Nga kullotat e bagëtive, në skenat shqiptare, këgëtarja rrëfen rrugëtimin e saj: Mami dhe babi më kërkonin të lëshoja lopët

1 Prill 2021, 09:09Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nga kullotat e bagëtive, në skenat shqiptare,

Këngëtarja Xheisara Frisku, e cila u bë e njohur nga kompeticioni “X Factor”, ka rrëfyer historinë se si u bë pjesë e konkursit të muzikës.

Xheisara ka treguar se e ëma nuk e ka përkrahur në fillim, sepse nuk besonte te talenti i saj.

Prandaj, pa dijeninë e askujt, sapo mori vesh për audicionet, ajo mori furgonin, mbërriti në Tiranë dhe shkoi direkt në televizionin “Klan”.

Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor’,”- tha ajo, teksa kujtonte fillimet.

Mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja, sepse thoshte: ‘Nga do dalësh ti me talent?’ Ne jetonim në qytet, por shkonim çdo fundjavë në fshatin e babait dhe mami thoshte: ‘Ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët.’

Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hipi në autobus, vij në Klan, marr pjesë, fitoj. Më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera. Të katërta herët me 10 mijë lekë borxh.

Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”,- përfundoi Xheisara.

6 komente në “FOTOT/ Nga kullotat e bagëtive, në skenat shqiptare, këgëtarja rrëfen rrugëtimin e saj: Mami dhe babi më kërkonin të lëshoja lopët”

  1. K says:

    Kuptohet qe Zoti ka punuar ne keto mrekullira femerore! Nje gje kisha! Te gjitha jane pa vetulle! I lyejne vetem me boje!

    1. Xhon Katermaja says:

      Çi do vetllat siper,i kan posht…vetllën dhe synin … magjik.

  2. Endri says:

    Oooo sa kam qesh, DOLA NJE DIT DHE LESHOVA LOPET hahahaha. Bravo dhe suksese.

  3. Tani says:

    Shumë mirë bëre që s’lëshove lopët, por lëshove veten…

  4. Loku says:

    FOTO 3 : KY ESHTE POZICIONI IM KUR I KEPUT NDONJE PORDHE VOLUMINOZE

  5. Adi says:

    Me mire te vazhdoje me lopet
    Se tani paske leshuar qerpiket fallco buzet silikon vetullat e sje me natyrale si te beri zoti
    Gjynah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje