Presidenti gjerman vaksinohet me AstraZeneca: Rritet besueshmëria tek vaksina anglo-suedeze

1 Prill 2021, 18:06Bota TEMA

Presidenti Frank-Walter Steinmeier është bërë zyrtari i parë i profilit të lartë në Gjermani që vaksinohet me dozën e AstraZeneca-s. Steinmeier e mori sot dozën e parë të kësaj vaksinë në një kohë që politikanët e vendit po përpiqen që të rrisin besimin tek vaksina anglo-suedeze.

Steinmeier-it, i cili është 65 vjeç, iu injektua doza e parë e vaksinës në  në spitalin ushtarak të Berlinit sipas udhëzimeve të reja që kufizojnë përdorimin e vaksinës tek ata që janë nën 60 vjeç por lehtëson rregullat e përparësisë për ata që janë më të moshuar.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi vendimin të martën pasi rregullatori i vaksinave në Gjermani raportoi 31 raste të zhvillimit të trombozës të sinusit venoz cerebra, një çrregullim i rrallë i mpiksjes së gjakut, pas marrjes së dozës.

Gregor Gysi, një figurë me ndikim në partinë e majtë Die Linke dhe ish-udhëheqësi i opozitës në Bundestag, gjithashtu ndau një foto të tij ndërsa vaksinohej me dozën e prodhuar në Oksford.

Ministri i shëndetësisë, Jens Spahn, u ka bërë thirrje politikanëve mbi 60 vjeç që të tregojnë besimin e tyre në  produktin e AstraZeneca-s. Mjekët e përgjithshëm janë duke u integruar në vaksinimin që nga sot, duke administruar vaksinën BioNTech dhe, nga 18 Prill, gjithashtu goditjen AstraZeneca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje