Rama: Kur dëgjoj Peço Vasilin dhe Berishën më vjen të puth në buzë Dash Shehin. PD-ja e aleatët e saj do marrin Ndoc Rrokun më 25 prill

1 Prill 2021, 17:34Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Kavaja ku zhvilloi një takim me qytetarët në këtë qytet ka sulmuar opozitën. Rama në fjalën e tij tha se me opozitën nuk mund të ecet përpara dhe shtoi se për 8 vite nuk kanë dhënë asnjë kontribut.

Po sipas Ramës, opozita gjatë tërmetit dhe pandemisë, nuk u tregua solidare por është bërë me fatkeqësinë. Kreu i socialistëve sulmoi me emra të përvetshëm, Petrit Vasilin dhe Sali Berishën dhe tha se kur dëgjon deklaratat e tyre, i vinte të puthte Dash Shehin në buzë.

Me ta ka gjithmonë më keq. Duke u lutur që zoti t’i mbrojë ata të cilët udhëheqësi i çon për skrap le të bëjmë durim deri në datën 25.

Le të shpresojmë që qytetarët t’u japin një mesazh të qartë këtyre. Ata kanë 8 vite që nuk i kanë dhënë vendit një kontribut.

Po mirë në kohë normale, po as në rast fatkeqësisht. Bie tërmeti, këta bëhen me tërmetin. Bie flama në të gjithë botën, vjen një virus, këta bëhen me virusin.

Këtu keni dhe një doktor. Në fakt janë dy se kanë sjell dhe Peçon këtu, mirë Saliu po Peçon pse e kanë sjell. Për çfarë kanë ardhur.

Këta janë dy doktor që kur ka ardhur virusi janë njësoj si virus. Virusi vret, vret, plagos familje, këta helmojnë çdo ditë për llogari të virusit.

Dhe kur gjyshërit e gjyshet e këtij viti po gëzojnë nga vaksinat, se janë më të rrezikuarit dhe më të dobëtit, të privuar dhe nga dielli e nga ajri se të shkretët dalin me shumë sukses.

Tamam kur u vjen shpëtimi, këta dy sharlatan dalin e thonë që vaksinat janë vdekjeprurëse, janë të skaduara, vaksina kanë ardhur nga një stok i skaduar.

Personazhe të degraduara, të keqen e Dash Sheshit. Të keqen e Dash Shehit. Kur dëgjon këta është për të kërkuar Dash Shehin dhe ta puthësh në buzë.

Këta janë personazhe që në kushte normale janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar“, tha Rama.

Ai shtoi më tej se më 25 prill shqiptarët do ecin në rrugën që kanë nisur dhe se PD-ja, LSI-ja dhe aleatët e saj në zgjedhjet e 25 prillit do marrin Ndoc Rrokun.

“Duan s’duan këta, shqiptarët do ë vijojnë në rrugën që kemi nisur, e s’do e ndërpresim vaksinimin se Luli do të bëhet dhëndër, nuk e ndërpresim rindërtimin, se Mona, Iliri dhe Saliu duan të bëjnë Lulin dhëndër.

Këta do të marrin jo pushtetin, do të marrin Ndoc Rrokun me 25 prill. Do e marrin nga shqiptarët nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, kush bën shqiptarët për budallenj, e paguan shumë rëndë faturën” – shtoi kreu i qeverisë.

Më tej ai përmendi dhe aleatët e PD-së në zgjedhje folur me jo pak ironi edhe për kryedemokratin Basha. Rama tha se njerëzit do zgjedhin të votojnë PS-në më 25 prill dhe jo Bashën që fle gjumë.

Kryeministri tha se ndërsa Idrizi i ka sytë e kuq pasi duket sikur sa grekë do vrasë e Dule del me vetullat e ngritura në takime, të dy janë bashkë dhe në aleancë me PD-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Ai ia vlen të heqësh lekët nga buka e shtëpisë e Luli të fle gjumë në kryeministri. Nëse e doni kaq shumë, futeni në dyqan, e merreni të flejë aty. Këtu s’është Luli, ata ta puthësh në ballë, sepse buzët ia lamë Dashit për sot.

Këtu është Mediu, Saliu, Iliri, Mona, e pastaj, Idrizi, Dulja. I keni parë në TV, del Idrizi me sytë e kuq, ai del sepse fle në gjumë deri në 2, por njerëzit mendojnë se ky do të vrasë kushedi sa grekë.

Ndërsa del Dulja me vetullat e ngritura, e janë të dy bashkë, të dy bashkë bëjnë 99. Për Nard Ndokën e kemi hallall, të paktën është filozof” – u shpreh Rama.

16 komente në “Rama: Kur dëgjoj Peço Vasilin dhe Berishën më vjen të puth në buzë Dash Shehin. PD-ja e aleatët e saj do marrin Ndoc Rrokun më 25 prill”

  1. Jorgo says:

    je pak pusht ti more Fotaq….

    1. Babale says:

      O i madhi EDI ….ka disa qe te shajn ketu ne komente biles nje shpellar qe si duket ka ber sondazhe ne shpella thot qe ate ndocin do e mar ai ne shpell……u djeg vera duket….po sa e sa sharje ke duruar zotrote nje jet nga Sali krimineli like floriri Luli vrasesi medi gerdeci mona ptuuuuu kellira pocaqia….duhet ndonjer tja u tregosh ndoc rokun…..urime LEGJENDE vàzhdo programin gjigand ????

  2. Zhzh says:

    O Rame keta pijetaret nuk jane te keqinj. Kane vetem nje problem qe egersohen vetem kur jane esell.
    Shyqyr zotit Dashi eshte i rregullt, nuk e ndan faqoren gjithe diten e gjithe naten.

  3. Kaci says:

    Cfar fushate dhe cfar gjuhe? Rrugac. Nuk jep ndonje alternative, por perpiqet te veje ne loje opoziten.

    1. REALE says:

      Kaci, alternativa eshte sipas njerzeve qe perbejne partine/ Kete meritojne, kete marrin; çfare do bejne ne 26 prill shiko dhe mos me drithe bythet pastaj. KJo eshte demokracia. Populli i mire thote: gozhda del me gozhde per te mos thene qe helmi do helm. E, pra qe ta kuptosh ti zoterote dhe ata te tjeret, keshtu behet fushata me keta; jepu reston sipas kokes festen. Pastaj populli i mire e di ke do votoje: ate qe i beri punet keto vite dhe ka besim te plot se do vazhdoje ti beje, he paç uraten se u plakem ne demokraci hibride po shyqyr qe beme vaksinen te shtyjme dhe ca e ta shohim me sy ate ish opoziten. Nje merak kam qe do ti lutem covidit te me pres dhe ca. O te marre Saliun, o te me lere deri sa ta shohe lidhur me hekura per krime qe ka bere.

  4. Haxhi Qamili says:

    Politikenë që nuk njohin normat e mirsjelljes! Politikë me sharje dhe kanosje!
    Këta kanë vetëm një emër:”Fëmijë (të rritur), rrugaçë”!
    Ç’domethënje ka kjo fjalë e dalë nga kreui shtetit? “Ndoc Rroku”!
    Turp, politikë vulgare, sharlatanësh…..!

  5. Labi says:

    O Edo, je bere bajat me batutat…n’a cave k….ik bej ndonje pune se ke perfunduar si aneks i portokallise.

  6. Kozmo says:

    ATO JANE TE GJITHE PA VLERE, KANE NGA. JE PARTI, QE BEJNE QEJF DHE KUR KA ZGJEDHJE, DALIN NGA FURRIKU KU JANE FSHEHUR. DHE FILLON FUSHATA E MASHTRIM IT, E SHARJVE.

  7. ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit says:

    Merre o Ram e puthe ne prapanice Dash Shehin por beje LIVE ne ERTV qe dhe Spiropalja te kete nje shans tjeter te therrase “Edi Rama eshte Skenderbeu shekullit 21”

  8. lenci says:

    Shenjat jane se ate noc rokun do e marresh ti! Prandaj je bere si Shaban qosja dikur. ???

  9. Bravo says:

    Fiks kryeministër, intelektual i vërtetë.

  10. Satër says:

    O shoku udhéheqés ! Kéta tê opozités té thonê “IK” nga kolltuku i kryeministrit dhe jo të ikêsh nga fiqiri ! .

  11. Jo Paul, por Pali says:

    O Edi, spjegoji shqiptareve dhe opozites se kush eshte Ndoc Rroku dhe c’kuptim ka shprehja “Ndoc Rrokun” nese ta ka treguar gjyshja katolike nga Shkodra. Se mos eshte ai miku or Kryendocrroku.

  12. GJINI says:

    ASHTU SI KRENOHENI JU Z, RAMA ME PUNET QE KENI BERE NE PUSHTET
    ASHTU EDHE Z, LULI KA TE DREJT TE KRENOHET ME KRYEVEPRAT E TIJ NE PUSHTET
    1 GEŔDECIN
    2) 21 JANARIN
    3 SOT NE OPOZITE NUK ZBATON RREGULLAT ! LARG QOFTE TE KET PUSHTET ! !
    THON IK SE NUK TE KONKUROJNE DOT

  13. Myzeqari trishtuar says:

    O Edi……dokort me ty,me ato qè thua,por kur shoh qe ke vènë nè liste per deputet nè Fier atè te korruptuarin e leg. Ervin Bushin nga Radostina me vjen edhe mua të zè me shqelma TY!!!!

  14. Eno says:

    Ndoc Rrokun do marrin dhe do ta marrin ne goje si heret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje