Shkodër, Rama: Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit! Platforma për universitetet të konsultohet me pedagogët

1 Prill 2021, 09:57Sociale TEMA

Gjatë takimit me pedagogët në Shkodër kryeministri Edi Rama është shprehur kemi bërë shumë përparim duke menduar gjendjen në të cilën kanë qenë universitetet sipas tij.

Rama theksoi se shqetësimet e tyre duhet të përkthehen në një platformë për universitetin.

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin.

Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit.

Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë.

Autonomi në rastin e universitetit kuptohet si liri por jo si përgjegjësi, por ato janë bashkë dhe vetëm në një mënyrë të tillë mund të funksionojë.

Ajo që na shqetëson ne është se është e domosdoshme që gjërat këtu duhet të shkojnë drejt vënies në shfrytëzim të autonomisë.

Unë mendoj se dy janë korsitë e ecjes një është ajo që ju thoni copëzat tuaja të shqetësimit që duhet të përkthehen në një platformë për universitetin dhe ju të kërkoni që ta hartoni dhe të kërkoni që për një dekadë do të shkoni diku dhe synime tuaja për këtë periudhë.

Të gjithë këto detaje të sqarohen. Ministria e Financave është e krijuar për të thënë jo, Po-ja është luftë e madhe ty edhe për mua”, ka thënë Rama.

2 komente në “Shkodër, Rama: Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit! Platforma për universitetet të konsultohet me pedagogët”

  1. Gop says:

    Si tha ai bisnesmeni 400 I paguaj Pakistaneset….po rtogat Shqiptareve pse ju jep 180 mije? Boll genjyet…dhe ky injoranti I binte shpatulla se skemi sindikata…diktator tipik.

  2. Ilirian says:

    Mësuesit janë nga më të keqtrajtuarit në administratën e qeverisë shqiptare, ata që përgatisin të ardhmen janë trajtuar më keq se sa një pastrues me gjithë respektin për pastruesin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje