SONDAZHI: Nëse votohej sot PS fiton, PD e LSI nuk bëjnë dot shumicën!

1 Prill 2021, 08:30Politika TEMA

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë sondazhin e pestë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sipas rezultateve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot Partia Socialiste do të shpallej fituese, pasi do të votohej nga 47 deri në 51% e shqiptarëve.

Ndërsa PD-ja do të merrte 38 deri në 42% bashkë me aleatët e saj, por dhe po të bashkohej me LSI, përsëri nuk do të mund të bënte shumicën pasi partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi, sot votohet nga 4 deri në 8% e shqiptarëve.

Ndërkohë 2% të votave në rang kombëtar mund t’i marrin PS e Tom Doshit, Nisma Thurrje dhe Lëvizja për Ndryshim. 

Në qarkun e Tiranës që është dhe më i madhi në vend PS-ja, udhëheq me 48 deri në 52%, por ka 1% rënie në krahasim me sondazhin e 17 marsit.

PD dhe aleatët ka një rritje të lehtë në krahasim me sondazhin e 17 marsit dhe sot votohet nga 36 deri në 40 % të qytetarëve të Tiranës.

Ndërsa LSI mund të marrë në qarkun e Tiranës 5 deri në 9 % të votave.  Nisma thirrje dhe lëvizja për ndryshim kanë një rritje të lehtë në Elbasan.

PD-ja është forcë e parë në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë kryeson PS-ja, ndërsa LSI arrin rezultatin më të mirë në qarkun e Gjirokastrës, që në krye të listës ka Vangjel Tavon.

Për herë të parë, sondazhi i Institutit prestigjioz Italian, Piepoli ka pyetur qytetarët edhe për vaksinat anti-COVID, të cilët janë siguruar nga vendi ynë deri më tani.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë besim te vaksinat ruse dhe kineze, ku më konkretisht nga 1200 persona të pyetur, 58 % e tyre thanë se sigurisht që do ta bëjnë vaksinën ruse si edhe 56 % e të pyeturve janë të gatshëm ta bëjnë këtë vaksinë.

Nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe libri i shkruar nga kryedemokrati Lulzim Basha, me titullin “Misioni im”. 62% e qytetarëve thanë se nuk e kanë lexuar, 21% e qytetarëve e kanë konsideruar interesant, e ndërsa 12% e konsiderojnë si një lëvizje të gabuar, që vjen vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve.

Qytetarët janë pyetur edhe për sjelljen e presidentit Ilir Meta, të cilët shumica prej tyre më konkretisht 57% e tyre e kanë vlerësuar si negative, referuar ngjarjeve të fundit ku kreu i shteti është bërë protagonist, ku ngjarja më e “freskët” është përplasja te zyrat e FRD-së.

Si do të votonin shqiptarët sot? PS ruan besimin e shumicës, PD vijon ngritjen por bashkë me LSI nuk bën dot shumicën

Në rang kombëtar Partia Socialiste nëse do të votohej sot do të ruante besimin e shumicës së shqiptarëve. Sipas sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv PS do të merrte 47-51 % të votave,  ndërsa PD-Aleanca për Ndryshim merr 38-42 % të votave, një rritje prej 10-14% krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Ndërkohë që LSI vijon të ketë një rezultat konstant krahasuar me sondazhet e mëparshme me 4-8% të votave. Në garë për të marrë përfaqësues në Kuvend janë edhe Partia e Tom Doshit, PSD, Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit.

9 komente në “SONDAZHI: Nëse votohej sot PS fiton, PD e LSI nuk bëjnë dot shumicën!”

  1. redaktori says:

    I njejti “sondazh” i publikuar muajin e shkuar! Ndryshojeni or servilat e Rames te pakten siglen e Tom Doshit se nuk eshte ne PS por e ka postu Rama te PSD!

  2. Opinion says:

    Uhahahahahaha, edhe ne Kore te Veriut, pas 8 vitesh bie qeveria, vetëm Carlo e rrit. Te rrojë partia dhe mos harrojmë, fajin e ka Saliu.

  3. Kombinati says:

    E paskeni ngrene byrekun sot o operatoret e Callcenterit re SHQUP Redaktoru dhe Opinion

  4. Vl says:

    Hajt se shume shpejt sdo ket me shqiptar me votu, gjithmon kemi thene albanistan, tani u bon afganistan fal rilindjes.

  5. Populli says:

    …mos besoni lol. .Mon. ..like. ..dihet fiton PS…ka gjithe administraten shteterore. …pleqte. .pensioniste. .dhe te rinj qe shofin si ka qene para 8 viteve. .

  6. Tomori USA says:

    Suksese PS dhe Zotit Rama edhe nje mandat tjeter, per ta bere SHqiperin akoma me te bukur se cesht. Bashke me perfundimin e veprave te nisura, kete mandat, kushtoja , ritjes te mirqenjes, me shume paga e pensjone per qytetaret.

  7. Pilo Lala says:

    PS fiton e vetme 86 Deputet, dhe 2 te PSD, 88 Deputet.
    LSi merr vetem 3-4 Deputet, PD merr 40 Deputet

  8. xheJ. eB. Bi. says:

    Më bën të dyshojë rezultatet e sontazhit. Dhe arsyeja për të dyshuar është kur nxjer Vangjel Tavon superior në Qarkun e Gjirokastrës.
    Po LSI- ja ka vështirë të mari një Deputet dhe sontazhi i jep dhe dy.

  9. Taulant says:

    Kur Rama ka fituar sipas sondazheve pse bredh kot lart e poshte???
    E di Ramuti qe Evropjanet nuk tolerojn me vjedhjen e votes.
    Nuk e beson me asnje i doli boja mbahet pas ca vaksinave kineze .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje