Nga Frrok Çupi
Po të kërkoje vrasësit e katër Dëshmorëve të Demokracisë, sot duhej të ishe në Shkodër; ja, aty rreth vendit ku vendoseshin kurora dhe derdheshin lot…
U mblodhën rreth një obelisku që është ngritur në nderim të 4 djemve që ranë në një skenë proteste në 2 prill 1991, mes të cilëve edhe një nga djemtë më të mirë themelues të PD, Arben Broci. Obeliskun e vunë në mes dhe nisi ‘vajtimi’ i burrave e grave. Njësoj si në ritet e totemistëve kur mblidhen rreth totemit të tyre. Bota e sy- hapurve, prej shekujsh e ka zbuluar lidhjen mes njeriut dhe totemit të tij.
Lidhja, edhe në këtë rast, është e ndërsjellët: Totemi me figurën e 4 dëshmorëve e frikëson ‘adhuruesin’ rreth tij dhe njeriu ia shpreh respektin me forma të ndryshme. (‘Code du totemisme’ -S. Reinachut- i përket shkallës kalimtare të njeriut nga primitivizmi për te shekulli i heronjve). Një nga format e respektit totemist, edhe në rastin e obeliskut të Shkodrës, është shtirja, fshehja e vrasësit, përdorimi i fytyrës së Ben Brocit… Qëllimi- për të vrarë disa të tjerë.
Po vallë totem i kujt është ky 2 prill i përgjakshëm?
Presidenti i Republikës, totemin e do për vete. Ai, prej kaq kohe, ka bërë kërkime dhe ka piketuar nëpër Shqipëri se ku janë arenat e vrasjes së ‘kafshëve totem’; prandaj ka zbritur edhe në Shkodër, këtu ku janë vrarë katër luanë. Presidenti në këtë rast vë mbi kokë fytyrën e ‘luanit’, dmth., fytyrën e Ben Brocit me shokë, dhe thërret popullin për luftë, thërret që të shqyejnë njëri tjetrin. Prej kohësh presidenti po tenton të ndezë zjarrin e konfliktit e të luftës civile. Herë ka bërë thirrje duke mbajtur mbi kokë totemin e Avni Rustemit, herë të Mic Sokolit, herë të Salvador Alendes… Në Shkodër rrëmbeu eshtrat e katër dëshmorëve dhe lëshoi duhmën që ‘nga Shkodra të nisë marshimi…’.
Të gjithë fajtorët e 2 prillit, ose të ngjashmit me ta, u mblodhën rreth obeliskut (në fakt rreth eshtrave). Në radhë të parë u vunë vrasësit. Përderisa PD, nga ku vinin 4 dëshmorët, nuk i gjeti kurrë, ata janë vetë ata. Në një gjyq të gjatë ku akuzohej si vrasës ministri komunist Ruçi doli se komunisti nuk ishte fajtor, por ishte një gjë tjetër: Totemi komunist do të hapte një fletë në sallën e gjyqit, do të thoshte një fjalë, dhe në atë sekondë do të binte piramida e palës tjetër! I akuzuari nuk ndodhej sot në Shkodër, mund të jetë biseduar që t’ua lërë vendin autorëve në vrasje.
Figura e ‘kafshës’ së 2 prillit mund të jetë totem për kategorinë. (Se totemi i fiseve është një kafshë, ajo herë vritet e herë shpallet e shenjtë). Rreth vrasjes së 4 dëshmorëve janë lëshuar dhjetëra dëshmi, dhjetëra paralele e dhjetëra ‘vrasje kafshe’. Kategoria është kjo: Kush ka lidhje. Fijet e fajit janë shtrirë deri te njerëz të ‘farefisit’, të cilët edhe vetë sot janë ‘kafshë të vrara’. Ka një zinxhir të tërë: Kryetar i PD, doktor Ali Spahia, u shfaq shpejt në vendin e vrasjes së katër dëshmorëve, pastaj njoftoi se ‘ata nuk mbijetuan dot’ dhe iu drejtua gishti. Vetë ai iku nga jeta në mënyrë misterioze. Njësoj si ai ikën të tjerë që u dyshuan se ‘kanë vrarë totemin’. Në të njëjtën kategori hyjnë Hajdari, Çekini, Hoti, Zhulali, Gazidede… Fëmijët e tyre sot përkëdhelen si deputetë dhe ftohen rrotull obeliskut. Është kategoria që ia detyrojnë totemit prejardhjen e tyre.
Ka lidhje me anëtarët e fisit. Anëtarët e fisit besojnë se përmes totemit sigurojnë përjetësinë. Fisi që ka deklaruar se vjen prej protestës së përgjakshme të 2 prillit, sot thotë se nuk ka vdekje tjetër. Për shembull këta thonë se as arma bakteriologjike nuk vret njerëz. Kanë dalë në fushë gjithë fisi dhe sfidojnë sëmundjen e shekullit, koronavirusin. Gjithë bota është në luftë për jetën, këta janë kundër jetës. Partia Demokratike është në rrugë duke kërkuar vdekjen e njerëzve militantë ose jo. Nuk mund të thuash se janë fis totemist, nuk mund të thuash se nuk e njohin botën moderne; por të paktën i përkasin fisit që predikon se ‘kafsha totem ruan dhe paralajmëron’ njerëzit që i përkasin fisit.
A mund të thuhet kjo?
Në fakt- jo!, këta edhe te 2 prilli shikojnë totemin si kurorë.
The Great Frrok! Gjithmonè nè Shenjè!
Proletare të të gjithë vendeve, bashkohuni.
https://www.lifesitenews.com/mobile/news/24-world-leaders-announce-international-pandemic-treaty-to-implement-great-reset-agenda?utm_source=LifeSiteNews.com&__twitter_impression=true
Boss! Frrok, Je gjithmone 1sh!
FRROK is the BEAST !! FRROK is WONDERFUL !! FRROK is the REAL MEN !! FRROK ÇUPI is the BEST !! RROFTË FRROK ÇUPI ??????⚖⚖⚖?????????⚖⚖??????
Faleminderit Z. Frrok Çupi. Shkrim i rendesishem dhe i drejte per te na shpjeguar se si nuk arritem dot te denonim njerezit qe dhane urdher ushtareve te strukur si minjte ne godinen e Komitetit te Partise. Perballe kishin gjimnaziste, te rinj, punetore. Kam qenë prezent, jo larg nje djali qe quhet Harris Morana me duket, te cilit ia shpuan trupin me plumb, por ia doli te mbijetonte. Katër te tjerat, fatkeqsisht jo.
Turp per nje vend qe nuk denon masakra te tilla, te cilat jane bere me urdhera nga lart.
E lexuat me kujdes shkrimin cfar thot????? U ka ngecur ora se nuk shikoni dhe nuk mesoni nga jeta.
Bravo Frrok, kolera duhet çmontuar
I goditur si gjithmon analisti dhe gazetari me inteligjent dhe i vertet i momentit , je patriot i vertet Frrok , mirdita patriotet ben vaki nuk i ka me shumic , por ata qe i ka i ka patriot ne shpirt rrespekte Frrok Çupi .
Larg e larg i ke rene kesaj here o Frrok Cupi. Ne fakt, Drakula i Vicidolit i ka bere te gjithe shqiptaret te flasin me vete…!?