Teksa prej ditësh në Shqipëria ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë, një nga pyetjet më të rëndësishme të ngritura është, a duhet të kryejnë vaksinën personat që e kanë kaluar koronavirusin?
Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme. Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”.
More nga i gjeni keto qe shkruani. Ne asnje vende ne EU nuk eshte diskutuar nje gje e till. Ne EU jetojme dhe vaksinen po e marin dhe ata qe me pare jane infektuar, dhe nuk eshte diskutuar asnje here per te marre nje doze apo dy doza. Vetem Ne shqiperi ndodhin keto.
.
Jetoj ne Amerike dhe bera vaksinen e pare , me lane takim per te dyten mbas nje muaji dhe kam kaluar covid nuk e diskutojne mosberien e vaksines kur kalon covid , mos degjoni kafshet e Shqiperise.
Sipas studimeve dhe vezhgime te bera ne disa shtete dhe provinca te Amerikes Veriore, ka dale qe personat qe jane infektuar nga korona virusi dhe mbasi kane marre dozen e pare te vaksines paraqesin nje imunitet me te larte se sa ata qe kane marre dozen e pare por nuk e kane kaluar kete infeksion. Megjithate ne SHBA nga shume njerez eshte marre edhe doza e dyte ne afatet e percaktuar, Ne te kunderten ne Kanada, jane vene objektiva qe e gjithe popullsia te jete kete marre dozen e pare deri me 1 korrik (festa e Kanadase). Personat qe kane marre dozen e pare kane marre takim per te marre dozen e dyte, duke filluar nga fundi i muajit qershor 2021. I vetmi rregull eshte se nqs nje person eshte i diagnostikuar me covid ne periudhen qe ka takim per t’u vaksinuar, ky i fundit anullohet dhe ai nuk vaksinohet.