Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së infektohet me Covid: Infeksioni ndjek "hartën" e takimeve të Bashës

2 Prill 2021, 18:46Sociale TEMA

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së për deputet ka rezultuar pozitiv më COVID-19.

Ai është Roland Bejko, i dyti në listën e qarkut të Gjirokastrës. Lajmin e ka njoftuar vetë Bejko në një postim në Facebook.

“Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit” shkruan Bejko.

Më herët Bejko ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook pamje nga takimet elektorale ku vihet re mos respektimi i masave anti-COVID.

Nderkohe qe takimi i fundit elektoral i Mark Markut, që është bërë publik është ai në Shënkoll, me grumbullim njerëzisht dhe pa maska. Takimi është bërë më 29 mars, pra vetëm 1 ditë para se të merrte përgjigjen e tamponit pozitiv, dhe janë publikuar në mediat sociale më 30 mars.

Në të dy qytetet, Lezhë dhe Gjirokastër, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime elektorale me qindra qytetarë, çka potencialisht tregon se virusi mund të jetë përhapur edhe në persona të tjerë.

Ndërsa gjithë bota lufton me pandeminë, përmes respektimit të masave dhe vaksinimit, shfaqja e kandidatit për kryeministër mes turmave, tregon edhe qasjen e tij totalisht të gabuar ndaj pandemisë.

Ajo qe vihet re eshte se shenjat e infeksionit po ndjekin “harten” e takimeve te hapura dhe pa maska te Lulzim Bashes neper qytete e zona te ndryshme te vendit.

3 komente në “Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së infektohet me Covid: Infeksioni ndjek “hartën” e takimeve të Bashës”

  1. L'imperatore Diocleziano says:

    Keshtu ju do partita, te jepni edhe jeten nese Covudi jua merr.
    Hajde jepu voten ketyre, qe nuk pyesin e rrezikojne veten, te mendojne per te mire e vendit.

  2. Na mbyten Injorantet qe merren me Politike says:

    per Partine u Infektuat.dhe per Partine Koken te Lini….keshtu na ka then Sali Vicidolli….lol

  3. Ciao says:

    Bobo,fatkeqesie e madhe qe na eshte infektuar MARK MARKU me covid.Hall te madh ka PD se Marku eshte i pazevendesueshem.Pd,mund te kete te tjeter,por ama si Marku me syt si te miut te hales nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje