Balluku: Rruga e Arbrit ka vetëm një problem për momentin. PPP-të nuk janë shpikur nga PS

2 Prill 2021, 12:23Sociale TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e ftuar në Absolut 4, ndër të tjera foli edhe për rrugën e Arbrit për të cilën theksoi se do të punohet edhe 18 muajt e ardhshëm.

Ministrja u shpreh se i vetmi problem në punime është tuneli i Murrizit.

“Rruga e Arbrit ka edhe 18 muaj për punime, por ka ecur shumë shpejt krahasuar me parashikimet, i vetmi problem është tuneli i Murrizit, pasi është hasur në ujë.

Pjesa tjetër është e aksesueshme, edhe pse nuk është e hapur zyrtarisht. Rruga e Arbrit, por edhe shumë të tjera janë në proces. Rruga e Arbrit është një arritje”, tha ajo.

Teksa foli për PPP-të, ministrja theksoi se nuk janë shpikur nga PS, por PD ka qenë nismëtarja e koncesioneve.

“Unë po i referohem koncesionit të kolaudimit, i cil është dhënë nga PD, ndërsa ne tani ja kaluam shtetit.

Ka qenë e njëjta filozofi dhe në atë kohë. Sa i përket edhe portit të Durrësit, është dhënë një koncesion gjatë fushatës para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe është firmosur gjatë kohës së tranzicionit.

Koncesionet nuk i ka shpikur PS dhe nuk janë fjalë të ndaluara, por veprime ligjore që ndodhin në çdo vend. Unë e kuptoj propagandën e çdo lloj politikani”, u shpreh ministrja.

11 komente në “Balluku: Rruga e Arbrit ka vetëm një problem për momentin. PPP-të nuk janë shpikur nga PS”

  1. specialisti says:

    Doli uje tek tuneli i Murrizit.
    Po studim gjeologjik nuk kishte ?

    1. Natyra says:

      Do te ndryshohen rjedhjet e brendshme e te natyrshme te malit ? Ku eshte fjala e specialistve.

  2. Taulant says:

    Baxhelle e ndyre koncensionet nuk i shpiku PS-ja .
    Ps-ja u votua qe ti eleminonte koncensionet e demshme per ekonomin e vendin.
    Cfare beri PS_ja ndyresir ….
    Shkoj akoma me tej,beri ligje enkas per te dhuruar pasurite e vendit tek oligarket nepermjet formes se koncensioneve.

    1. Tetovari2 says:

      Më mirë një oligarkut shqiptar se mafiozit
      Bechetti o torollak!

  3. Bëllinda Njëshi says:

    Sa po rregullohet kjo mer jahu përditë!!!
    Po bëhet e pa-njofme…më.
    Kjo ka të drejtë pjesërisht.
    Prish ato PPP, VKM PPSL që si ka bërë vetë dhe po jep gjithë rrugët dhe çfarë ka ngel e ka në dorë.
    Imagjinojeni pak ne 3 km unazë Paraardhësi i kësaj doli bllof 10M€ .
    Sa lekë mund ti ketë hedhur vetes kjo e pela e gjitha në Cavali.??

  4. Gega nga Jugu says:

    Me trimeresha e fisit PS. Nuk ia ben qepalla terr. Vjedh e hap gropa ne toke, ne ajer e det e nuk i plas hendeku per asnje e per asgje. Te lumte gopi Belinda. Per ty paska qene Ripjellja.

  5. emigranti says:

    PS nuk akuzohet se shpiku PPP, por se i shperdoroi ato.
    Duket se PPP tona jane sajuar si fitime vetem per ushtruesit e tyre qe jane individe te lidhur me pushtetin dhe jo fitim per shtetin.
    PPP duheshin lejuar vetem kur jane me fitim maksimal per shtetin, si dhe per investitorin, por dhe duke plotesuar me se miri sherbimin.
    PPP e Rames i sherbejne individeve te caktuar dhe jo shtetit e popullit.

  6. kosta says:

    Per ujin ne tunel pyesni berishen ai i bente studimet gjeologjike . Ashtu sic beri studimin e TR-EL , studimin e qukes qafplloce, ashtu sic beri uren e fundit te rruges milot -morine se durresi eshte vetem ne mendjen dhe fotot e lulit. Etj etj

  7. Tr 568 be says:

    Futja kot te ka ngel ora te sala.. Largohu kosata ti droga

  8. Piktori says:

    Shqiperia e mjere eshte nje oaz i pasur ku i jane versulur dhe po e grabisin lloj lloj horrash dhe rrugecesh pa dallim ngjyre , krahine feje dhe ideje
    SA TRISHTIM….SA KRIM ….SA MALLKIM

  9. na mbyten babalesalinjte says:

    O komentatore mjerane-skllever te qytetarit-digjital-kanibal-vicidol, a nuk ju kujtohet kanibali i vicidolit si eshte pergjigjur kur u pyet nga gazetaret se pse nuk e beri rrugen e arberit! Shprehimisht ka thene qe pengese eshte tuneli i murrizit, pasi sasia e madhe e ujit aty e ben te pamundur hapjen e tij. Ju mendoni se kanibali i vicidolit nuk e dinte qe bota hap tunele edhe nen oqeane. Por si mashtrues qe shtiret si ato kurvat, qe pas cvirgjerimit bejne qepje, donte te justifikohej pse e la. Ajo rruge do ishte vene ne funksion prej kohesh, por kanibali deshte te merrte ndonje deputet me shume ne Elbasan, po atje… ja bene qefin tamam, Elbasan i bukur Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje