Ilir Meta ka dekretuar sot ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”.
Ndryshimi i emrit në Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj ngriti një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik të përbërë nga arkeologë, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës.
Emërtimi i ri që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradiçionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie. Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.
Gjashtë vitet e fundit Bashkia Dimal ka njohur një sërë investimesh, ku një nga më madhorët ka qenë dhe rijetëzimi i qendrës së qytetit duke e kthyer atë në një atraksion turistik.
Pas përurimit të statujës “Djaloshi i Dimalit” në Urën Vajgurore, simbol ky i këtij qyteti, u bë i mundur dhe rehabilitimi i qendrës së qytetit. Muralet e artistëve të njohur vendas por dhe nga bota i kanë dhënë ngjyra qytezës së vogël duke rritur numrin e turistëve të huaj dhe duke hapur një perspektivë të re zhvillimi.
Ndërkaq, një nga projektet e kryebashkiakes Memaj është dhe krijimi i shtigjeve natyrore, vendosja e tabelave orientuese përgjatë rrugëve që të çojnë në qytetin e lashtë. Gjithashtu është projektuar krijimi i një qendre pritëse dhe ngritja e një muzeu për mbledhjen e të gjithë artifakteve të ndryshme që flasin për këtë qytetërim të vjetër antik ilir.
Me ne fund nje lajm I mire.
Po keshtu duhen ndryshuar me emertime shqiptare mjaft toponime qe jane sllavisht qe nga pushtimet serbe te shek.14 – 15.
Akademia e shkencave duhet te punoje fuqishem ne kete drejtim si dhe zevendesimin e mjaft fjaleve turqisht me ato shqipe.
Me ne fund ,
mbas kaq shume traumash / perdhosje emerime pa kuptin ,
behet kthimi ne Origjine .
Besoj se dhe emri i qytetit te ndryshohet ne Ura e Dimalit. Ne te vertete Dimali eshte vendbanim , site arkeologjik, me shume vlere sepse eshte plotesisht i paster Ilir. N. Ceka ka hedhur idene se aty jane gjetur gjurme te gjuhes ilire te shkruar. Per te fshehur kete fakt, ky site arkeologjik, ishte lend ne harrese per shume vjet, pa asnje arsye te dukeshme. Shpresojme qe studjuesit tane ta bejne me te njohur kete site arkeologjik dhe bashkia jdhe baniret e saj te krenohen dhe me shume. Jam sh deakord qe shume emra vendbanimesh te shqiperohen . Mund ti lihet vetem ndonje vendbanimi pa rendesi ndonje emer i huaj sa per te kujtuar nje pjese te historise. Por lenia e shume toponimeve te huaja na ben te ngaterrojme shume historine. Edhe Berati ta ndryshoje emrin, edhe Corovoda dhe gjithe fashatrat we mbarojne me – ice. Jane toponime bullgare.
Kalaja e Dimalit ose Dimali gjendet afer fshatit Krotine, ne komunen e Cukalatit. Gjeografikisht nuk ka lidhje me Uren Vajgurore.
Ura Vajgurore eshte quajtur me pare Ura e Hasan Beut.