Rama: Punonjësit e hoteleve do të vaksinohen pas grave dhe vajzave të fasonerive

1 Prill 2021, 14:59Sociale TEMA

Në përfundim të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, pas vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri do të vaksinohen punonjësit e hoteleve.

Lajmin e bëri me dije kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të këtij sektori në Durrës.

Rama u shpreh se ky proces do të nisë nga aty ku ka masë të madhe njerëzish ndërsa zbuloi se marrë informacion nga ministri i Turizmit Blendi Klosi në lidhje me numrin e punonjësve që do t’i nënshtrohen vaksinimit. Rama u shpreh se ky proces do duhet të përfundojë brenda muajit qershor, periudhë kur nis edhe fluksi më i madh turistik.

“Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar.

Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat.  Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.

1 komente në “Rama: Punonjësit e hoteleve do të vaksinohen pas grave dhe vajzave të fasonerive”

  1. Linda says:

    Është për të ardhur keq që do nderpresësh vaksinimin për 60 vjeçarët. Kemi të sëmurë me risk që rrezikojnë o Kryeministër që mezi po presim të vaksinohen. Është absurde kjo që po bën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje