VIDEO: Gazetarja e “Top Channel”-it bën vaksinën në transmetim “live” nga studioja

2 Prill 2021, 17:54Sociale TEMA

Vaksinimin e gazetarëve, e ka bërë ‘sefte’ gazetarja e Top-Channel, Genta Popa. Vetë shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, bashkë me një vaksinatore, u paraqit në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top-Channel për të injektuar LIVE gazetaren Popa.

Vetë Bino shfrytëzoi edicionin e lajmeve për të bërë një promocion. Ndërsa Popa, kujtoi edhe humbjen e Kujtim Prodanit nga Covid-19, familjarin e saj.

Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Podani, i cili humbi jetën nga Covid-19….me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta…

Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm….ju falenderoj

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.

3 komente në “VIDEO: Gazetarja e “Top Channel”-it bën vaksinën në transmetim “live” nga studioja”

  1. Ivi says:

    Fantastike! Rrofte Rama! Ta gezojme te gjithe bashke mandatin e tij te trete.

  2. Nji nder me te mirat e Televizionit Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje