Rama sinjalizon rishikim të kufizimeve: Ora policore s’duhet zbatuar në fshat

2 Prill 2021, 12:28Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama “këshilloi” që ora policore të mos aplikohet nga ana e autoriteteve shtetërore për banorët e fshatit, ndërsa tërthorazi paralajmëroi rishikimin e kufizimeve.

Kreu i Qeverisë u takua me fermerë të zonës së Beratit, që i shprehën shqetësime se tashmë me ndryshimin e orarit, ora 20:00, kur hyn në fuqi ora policore i gjen ende në arë.

“Fasha orare nuk është për ata që janë në punë. Problem është jeta e natës dhe për më tepër në zonën e fshatit nuk duhet të aplikohet për ata që janë në punë”, tha ai.

Përballë kërkesave të fermerëve për reduktim të orareve kufizuese, Kryeministri pavarësisht se tha se nuk është në dorën e tij, duke përmendur Komitetin e Ekspertëve, u premtoi fermerëve se kërkesa e tyre do të merret parasysh.

“Ai komiteti nuk më pyet as mua, as ju, por do ta shikojmë dhe do të bëjmë më të mirën. Ka shumë kërkesa për fashën orare.

Megjithatë, Rama vetë tha se në këtë pikë nuk duhet të ketë nxitim.

“Sepse Franca u mbyll prapë nga e para. Isha në Paris dhe nuk kishte as dyqane as restorante hapur, vetëm ushqimore kishte, sepse është kjo vala tretë është versioni britanik që është arsyeja që na u rritën dhe ne numrat”, vijoi ai.

1 komente në “Rama sinjalizon rishikim të kufizimeve: Ora policore s’duhet zbatuar në fshat”

  1. Jurgeni says:

    Flm shume madheri , flm shume o kryekar i komitetit te eksperteve , ti vet dirmos vet vulos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje