Arbër Çekaj reagon pas arrestimit të të atit për kokainë: Babai im është profesor i nderuar, ka një klan që përfshin familjen tim në drogë

2 Prill 2021, 10:36Kronika TEMA

Dështon për të disatën herë seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe të pandehurve të tjerë  në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Shkak është bërë kërkesa për përjashtim të dy gjyqtareve në trupën gjyqësore.

Mësohet se nga ana tjetër në seancë ka reaguar edhe Arbër Çekaj, babai i të cilit u vu në pranga ditën e djeshme si i implikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në të njëjtën linjë si Çekaj.

Ai e konsideroi të padrejtë e të stisur implikimin e babait të tij, ku në portin e Durrësi dje u kapën 49 kg të fshehura brenda kontejnerit me banane që i përkiste firmës së Selim Çekajt.

Çekaj: Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë  në Maminas, ndërsa babait e hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik.       

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje