Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas videos që qarkulloi në rrjetet sociale ku dukej kryedemokrati duke fjetur gjumë në makinë.
Nga Fieri teksa kujtoi e marrëveshjen e 2017-ës me Bashën, Rama me roninë shpreh se gjatë atyre orëve negociatash, “kam përdorur gjithë arsenalin e barcaletave të mia që mos ma zinte gjumi në tavolinë deri sa bëmë marrëveshjen, se vajti vonë”.
“Ka biznsesmenë demokratë, por kjo nuk duhet të jetë arsye që me votën e tyre ti bien vetes, t’u gjuajnë këmbët e tyre, se PD një nga të paktat gjëra ku nuk gënjen se e ka bërë në të shkuarën është që do vërë taksën e sheshtë 9 %.
Një biznes i vogël që sot e ka zero do shkojë të votojë për t’i vënë vetes taksë 9% për të çuar Lulin të flejë te kryeministria, por Luli mund të flejë në shpinë e vet, te Shqup, në makinë si e kishin parë dje në mes të rrugës duke fjetur edhe habitem me ata që habiten.
Ai fle kudo, unë e kam pasur përballë kemi qenë bashkë e kam përdorur gjithë arsenalin e barcaletave të mia që mos ma zinte gjumi në tavolinë deri sa bëmë marrëveshjen, se vajti vonë, e kisha hall se mos ma zinte edhe gjumi e thashë ça do bëj unë me këtë, ai zgjohet edhe vonë.
Në çdo sektor që do ta kthejmë kokën jemi në kantier. Tani mbyllen kantierët që ta çojmë Lulin atje të flejë? Se në 25 prill do festojë humbjen që do jetë një fitore më e madhe do thoë se sa hera tjetër, do thotë na i vodhën etj etj. Ai është i lindur për të festuar humbjet e mëdha. Po puna është se fle Luli po s’lfe Saliu, nuk fle Iliri, edhe sikur të dy këta të fillojnë të dremisin, nuk fle Monika.
Kush voton Lulin është njësoj sikur shkon blen ato vezët çokollatë e hap dhe brenda të del xhindi, dhe s’të del një po tre dhe të thyhen dhëmbët. Më thonë pse i thu Lulit Gjino? Sepse e nxjerrin nëpër ato dasmat nëpër rrugë. Saliu rri si gogol dhe fshihet pas qytetarit digjital. Iliri vjen vërdall dhe çdo ditë e më shumë thotë fjalën burg. Monika po dihet filxhan filxhan dhe këto histori nuk kanë punë me ne apo me atë që po bëjmë për këtë vend. Në Vlorë nuk bëjnë fushatë, por bëjnë kallëzime.
Këtë do e çojmë në prokurori këtë në prokurori, çdo gjë sipas tyre do e çojnë në prokurori. Njerëzit duhet ta kuptojnë se do ndalojë çdo gjë po erdhi Luli. Si do i gjejë ai, duke fjetur gjum? Duhet t’i biesh botës 5 herë vërdallë që të marrësh ndonjë gjë ndonjë vaksinë. Këtë e zë gjumi nga Durrësi në Tiranë, e jo më t’i bjeri botës qark.”.– tha Rama. (TemA)
Po pse nuk perdore te njejten skeme qe te fitoje gjyqin 110 miljon euro me Bechetin.
Ke edhe 4 gjyqe te tjera ne arbitrazhin nderkombetar me vlere 500 miljon euro.
Perdor ndonje nga ato barcaletat e tua piktor i famshem qe te fitosh ndonje.
Ndryshe do ti lesh Shqiperise mbas 25 prillit edhe rreth 600 miljon euro borxhe .
Luli eshte gjithemone ne ekuinoks
dimeror.
O Edo mos u lodh shume per
ta kthyer ne ekuinoks pranveror.
Luli gjithmon e ka naten shume
me te gjate se diten.