KAS pranon kërkesën e PS, fleta e votimit do të jetë vetëm me numra

3 Prill 2021, 15:01Politika TEMA

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e PD-së.

PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.

2 komente në “KAS pranon kërkesën e PS, fleta e votimit do të jetë vetëm me numra”

  1. Zim Bab Ve says:

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gabuar. Edhe kandidatet e PS-se jane njerez e jo numra. Nuk po shkojme ne kamp perqendrimi po ne zgjedhje. Mbase gjigandi ka ndonje plan tjeter. Jemi i vetmi vend ne bote qe po fillojme ti njohim njerezit me numra. Edhe kartat e identitetit duhen bere me numra e jo me emra. Fillon nr. 1 dhe perfundon ne 2,877,797. Mesimdhenesit do ta kene pak problem kur bejne apelin po nuk kemi cfare tu bejme.

  2. Bledi says:

    Ahhahaha gjithe ajo lufte per lista te hapura dhe perfunduam qe votojme per numer jo individ. Duket qe PS se paska pas seriozisht hapjen e listave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje