VIDEO qesharake: Qeni i rrëmben mikrofonin gazetares në transmetim “live”

3 Prill 2021, 11:06Lifestyle TEMA

Duhet të ishte një lidhje ku gazetarja Nadezhda Serezhkina të raportonte për ardhjen e pranverës në Moskë, por të gjithë vëmendjen e vodhi një qen i racës “Labrador Retriever”.

Aspak i “ndrojtur” nga kamera, qeni i rrëmben mikrofonin nga dora gazetares dhe vrapon së bashku me të. Nadezhda Serezhkina vrapon pas tij duke i bërtitur, “ndalo, ndalo, eja këtu”.

Spikerja e lajmeve në televizionin rus Mir TV detyrohet të ndërpresë lidhjen me gazetaren. Pak më vonë, lidhja bëhet sërish dhe këtë herë gazetarja kishte rimarrë sërish mikrofonin edhe pse me dy shenja të dhëmbëve të qenit mbi të.

1 komente në “VIDEO qesharake: Qeni i rrëmben mikrofonin gazetares në transmetim “live””

  1. Filoni says:

    Golden retriever
    Jo Labrador ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje