Lulzim Basha kërkon votat e vlonjatëve për njeriun e familjes Berisha që u ka rrëmbyer 163.6 hektar tokë

4 Prill 2021, 19:44Politika TEMA

Vetëm pak ditë më parë, demokratët e Vlorës tentuan një “kryengritje” ndaj listës së kandidatëve për deputetë që Lulzim Basha regjistroi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Asnjë prej tyre nuk kishte lidhje të drejtpërdrejt me strukturat lokale të cilat ndjeheshin krejtësisht të papërfaqësuar.

Kërcënimit me dorëheqje të drejtuesit të tyre politik Bujar Leskaj dhe kryetarit të degës lokale Genc Deromemaj, ju përgjigj me urgjencë në një vizitë blic në Vlorë një prej personazheve të njohura për opinionin publik, Agron Kuliçaj.

Kuliçaj, si një ndër njerëzit më afër ish-Kryeministrit Sali Berisha mori përsipër misionin për të “shtypur” revoltën e demokratëve të Vlorës. Diçka që në fakt duket se ja arriti po të marrim parasysh që lista nuk u ndryshua ndërsa Leskaj e Deromemaj ulën kokën. Por çfarë fshihej në fakt pas kësaj përpjekjeje të shpejtë për të shuar konfliktet? Mjafton të shohësh me kujdes listën e demokratëve të miratuar me urdhër të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. I treti në këtë listë figuron shtetasi Fation Sulo Veizaj.

Pak kush ka arritur ta njohë Veizajn për atë çka përfaqëson por as nuk e kanë kuptuar përse ai duhet të rënditej i treti në listën e partisë kryesore të opozitës. E vërteta është se Veizaj njihet si një ndër njerëzit më të afërt me dy prej personazheve kyçe të denoncuara për afera korruptive me familjarët e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë kohës kur qeveriste vendin. Veizaj  ka qenë administratori i kompanisë së naftës ARMO. Abuzimet me këtë kompani dihen para syve të të gjithë shqiptarëve dhe nuk kanë nevojë për koment.

Personazhi i dytë që lidh Veizajn me familjen Berisha është Rahman Selmanllari, miku i Shkëlzen Berishës, lakuar shumë herë në media për përfitime në kurriz të interesave të qytetarëve dhe pronave publike.

Dokumentet zyrtare konstatojnë se lidhja mes Veizajt, Selmanllarit dhe Berishës është shumë e thellë. Fation Veizaj nuk është rastësisht kandidat në listën e sigurtë të Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës. Pikërisht në këtë qark ai rezulton të jetë pronar ose bashkëpronar i jo pak por 1,635,868 metër katrorë, prona në zonat me të lakmueshme të bregdetit.

Veizaj kërkon votat e qytetarëve të Vlorës me të vetmin objektiv për të ruajtur kontrollin e pronave që kanë grabitur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Sali Berishës, në bashkëpunim me biznesmen dhe familjar të tij.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se Veizaj në bashkëpronësi me Rahman Selmanllarin ka në pronësi 23,404 metër katror toka në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Pronat vazhdojmë më tej me një shifër rekord prej 1,596,671 metër katror në territorin e njësisë administrative Orikum të Bashkisë së Vlorës. Nuk mbaron me kaq. Veizaj del pronar në 6,600 metër katror toka në Radhimë dhe 9,193 metër katror në Nartë.

E çuditshme se si banorët e Qarkut të Vlorës, ata që e kanë vuajtur në kurriz grabitjen e pronave të tyre ftohen nga Lulzim Basha që të votojnë pikërisht për atë që ua ka rrëmbyer duke i lënë me gisht në gojë. Më keq se kaq, nëse arrin të marrë mandatin e deputetit, Veizaj do të përdorë pushtetin politik për të mos cënuar pronat që ua kanë marrë qytetarëve të bregut.(Lexo.al)

 

12 komente në “Lulzim Basha kërkon votat e vlonjatëve për njeriun e familjes Berisha që u ka rrëmbyer 163.6 hektar tokë”

  1. Tirana says:

    E pa mundur, nga pamja duke fukara.

  2. Marko says:

    Vlonjatet duhet ta djegin me benzine kete mondter jo ta votojnrme

    1. Taras Bulba says:

      Marko , shko e be nja dy tre klas shkolle o derman te kuptojme se c’shkruan …..

  3. Lereni halen te ndertoj dhe me pas merruni me kafshet e Saliut dhe te Zenit. Ketu ne US nuk te ngacmon njeri ne fazen kur nderton dicka por kur e perfundon dhe mendon se do ta gezosh. Ata dmth shteti merr lapsin ne dore te llogarit cdo qindarke dhe po nuk qe i zoti ta mbrosh te sekuestrohet gjithcka merr nje gjobe qe se paguan dot shkon edhe ne burg keshtu nuk ngre dot koken sa te kesh jete. Besoj I beni nje inventar gjithe bregdetit nga veriu ne jug dhe mendoj se do ta nxirrni vendin nga borxhet dhe do te kompesoni nje pjese te mire te pronareve te ligjshem .Kurse Zenin Saliun Meten i ktheni andej nga kane ardhur ose te marrin shtepi pa qera ne Rec.

  4. Tetovari2 says:

    Jo Tirana nga pamja nuk duket fukara por pastër
    HAJDUT si nga pamja e surratit,veshja edhe qëndrimin se si e ka marë pozën,thjesht pamje e një
    hajduti ordiner!

  5. Vlora-Free says:

    Nga i “Trashegoj” keto Toka ky Veizaj??Apo ja la “Babi”???????????Ky eshte Kulmi…kesaj i thone:Votoni Hajdutin qe tju Rjepi edhe me keq..madje tju Nxjerri nga Shtepia….Ky eshte Fashizmi Berishjan,dhe keta jane Kapot-Fashiste te Bashes+Berlishes….lol

  6. Latifi says:

    Ky Veizaj qenka lidhja qe te perdoret nga SPAK per te shkuar te Berishajt. Nuk e ka te gjate as Veizaj, deputet ose jo, sekuestro dhe burgu e pret. Pas tij dhe qenefet e pangopur qe veçse e shkaterruan kete vend.

  7. Vaçja says:

    Nuk i keni thënë të gjitha ka më për të thënë ,ohu sa ka gërmoni ,gërmoni edhe me parë se 2000 ,ka një mal me halle mbi kurriz

  8. dardan says:

    Tokat ne Vlore jane te Shkelzen Berishes, prandaj shkoli atje Agron Kulishi.

  9. Petrit says:

    Ne nuk mund te gjykojme mbi keto pasuri.
    Ne nuk mund te gjykojme as lajmin nese eshte i vertetë apo thjeshte nje lajm si shume lajme ne kete vend.
    Natyrshem lind nje pyetje !!!
    Sikur keto gjera te jenë te verteta a nuk ishte kjo qeveri per tetë vjet ne pushtet. ????
    A nuk kishte mundesi qe minimumi te bente nje denoncim ne organet perkatëse ?????
    Ketu natyrshem lind dyshimi se keto lajme janë ose lajme fushate per propagande ose lejme sa per te bere lajme.
    Mendimi im modest .

  10. Tr says:

    JA CFARE TE QESHUR TE SHEMTUAR QE KA LULI I VOCERR, SI NJE GOMAR.

  11. LABI says:

    TE QESHUR DEBILI KOMPLET,BEJ ADN E VAJZAVE SE DUKESH SI ENUK NE TE QESHUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje