Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dobraçit në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se viktima është Bardhok Planaj 47 vjeç, i cili ka rënë pre e një atentati. Ai njihet edhe si “kumbari” i Shkodrës.
Ndërkohë, nga burime policore bëhet me dije se një automjet është gjetur duke u djegur pranë vendit të ngjarjes, tek “5 Heronjtë”. Dyshohet se ky mjet mund të jetë përdorur nga atentatorët.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Në ndihmë të forcave speciale kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika kontrolli.
Bardhok Planaj është përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Emri i tij u bë i njohur kur u akuzua ish-deputeti Mark Frroku se e kishte strehuar atë kur ishte në kërkim nga policia për trafikimin e drogës nëpërmjet Lagunës së Vilunit.
Gëzoni demokracinë o shqiptarë tani.Ska ditë mos kalojë pa vrasje të programuara.
Nje hale bie, me qindra do ngrihen.