Avokati i Selim Çekajt: Nuk mund t’ia vësh gishtin një plaku me 100 sëmundje që nuk di as gjuhë të huaj, skenar i stisur nga mafia

2 Prill 2021, 19:16Kronika TEMA

Avokati i Selim Çekajt, Neshat Fana ka dalë në një deklaratë për mediet pas vendimit të gjykatës për të lënë në “arrest me burg” klientin e tij.

Ai e ka quajtur të padrejtë dhe madje edhe të paligjshëm vendimin për 72-vjeçarin.

Sipas tij Selim Çekaj është një njeri i nderuar, një ish-mësues me 100 sëmundje që nuk di as gjuhë të huaj dhe as kompjuter që të mund të lidhej me narkotrafikanët e Amerikës Latine.

 “Një vendim i padrejtë dhe haptazi i paligjshëm. Midis Selim Çekajt dhe kompanisë nga Ekuadori ka një kontratë e cila në mënyrë eksplicite shkruan se përgjegjësinë për kontenierin nga Ekuadori deri në magazinë e mban shitësi. 

E po në një nen tjetër thuhet se pronari ose pritësi i mallit (që është blerësi), ka të drejtë të kontaktojë me kontenierin vetëm në momentin kur futet në magazinë dhe vetëm atëhere ka të drejtë ta hapë për të parë sasinë dhe cilësinë e mallit.

 Dhe asnjë përgjegjësi tjetër nuk mban. Është e shkruar në kontratë. Absolutisht jo. Nuk ka asnjë provë që ky njeri të jetë marrë me atë porosi.

Plak, njeri i nderuar gjithë jetën, 72-vjeç, mësues ka qenë. Nuk di as anglisht, nuk di as spanjisht, nuk di as kompjuter. Si u lidh ai me trafikantët e Amerikës Latine?! Çfarë pagese bëri?! Me kë njerëz komunikoi? 

Ndërkohë ai mall ka rreth dy muaj që vërtitet nga Ekuadori, në Marok, në Greqi port më port. Iu kontrollua magazina ndërkohë që në port u deshën pajisje mekanike të sofistikuara për ta hapur atë. Ndërkohë që kur u kontrollua magazina nuk u gjet asnjë vegël që mund ta hapë atë konteiner.

Është një marrëzi, por këta janë gjyqtarë pa dinjitet profesional, pa dinjitet moral. Nuk mund t’i vësh gishtin një plaku të tillë me 100 sëmundje. I dhamë raportet, mbi 12 ilaçe përdor në ditë njeriu. Nuk kanë as humanizëm, lëre që për drejtësi nuk bëhet fjalë fare. Është një vendim skandaloz.”-tha zoti Fana.

Ai flet madje për një skenar të stisur nga mafia ndërkombëtare për t’ia hedhur fajin një kompanie të pambrojtur.

“Jemi të bindur që ky është aktivitet kriminal që luhet diku tjetër. Është piketuar një kompani e pambrojtur mesa duket nga mafia ndërkombëtare për t’i hedhur ushqim shtetit për të kapur një sasi lënde narkotike dhe për t’i hapur rrugën ndoshta sasive të tjera që mund të vijnë nga kompani të tjera, në rrugë tjetër”- deklaroi avokati.

6 komente në “Avokati i Selim Çekajt: Nuk mund t’ia vësh gishtin një plaku me 100 sëmundje që nuk di as gjuhë të huaj, skenar i stisur nga mafia”

  1. Koci says:

    1. Avokati ka për detyre të mbroje klientin e tij por nuk ka të drejtë te fyeje gjyqtaret.
    2. Trupi gjykues duhej t’i vinte prangat ne vend ketij palo avokati për fyerje ndaj trupit gjykues.
    3. Parlamenti shqiptar duhet ta shtrije vetingun te trupa e avokateve, pasi ata jane kanceri i drejtesise shqiptare, sekseret e vertete mes gjyqtareve, prokuroreve dhe krimineleve.
    4. Dhoma e Avokateve vete duhet te ndermare nje reforme etike e profesionale dhe tu hiqet licensa gjithë avokateve që mbrojne krimin , kriminelet, korrupsionin ne rruge antiligjore.
    5.Gjyqtaret dhe prokuroret që i djeg Vetingu nuk duhet tu jepet licensa e avokatit.
    Etj.

    1. ana says:

      Po mire o kopetent, pronari i dergeses se bananeve pse arestohet? Po te porosis une nje pica on line dhe brenda kartonit te amballazhit te pices qe ma sjell shperndaresi te jete futur pluhur i bardhe kush duhet arestuar une, apo derguesi i pices? Ja e zeme se ti je gjykatesi si do e kishe zgjidhur kete rast? Keta gjykates jane mizerje, tani shkojne andej nga fryn era! Policia dhe prokuroria i kane pasur te gjitha mundesite qe pas dyshimit qe brenda trupit te kontenierit mund te kete droge, ta lejonin transportin e kontenierit ne magazine dhe pastaj te gjurmonin veprimet e bleresit nese do te tentonte te prishte pjese te kontenierit per te mare drogen.

  2. ttt says:

    KY AVOKAT ESHTE NGA LLUMI I DIBRES
    MOS U MERRNI ME TE SEPSE ESHTE MARRE VETE ZOTI ME TRUTE E TIJ

  3. Beni says:

    I kane futur per te mos marre me sysh biznesin e bananeve

  4. Policia i ka ra n'er -- babë e bir i kap me ni her. says:

    I panderuar avokat shkerdhata i ketij artikulli. Shpesh në shtetet e Evropës arrijnë kontinera me banane ku brenda tyre ndodhen 50, 100, 200, kg kokainë, dhe pritsit e kontinerit kur shofin çka brenda e lajmerojnë vetë policinë, ose kontinera me fruta dhe drogë të kapura nga policia përpara se të arrijë në adresen e blersit, dhe në 99% të ketyre rasteve blersi nuk shqetsohet, sepse policia e kupton që ky apo ai blerës dhe as familja e tyre nuk ka asnjë lidhje as nga afer, as nga larg me krimin e drogës. Kurse për rastin konkret që po komentojmë, ndodh një koinçidencë tepër e rrallë, që blersi i ketij kontenieri me banane ku është fshehur edhe drogë (kokainë), është babai i një shkerdhate që bënte edhe ai biznes babanesh me ameriken latine, dhe që ju kanë kapur 400 kg kokainë para pak vitesh dhe sot ndodhet në burg. Pra kjo familje shkerdhatash me ndihmen e kushuririt tyre shkerdhatës Agron Kuliçi, kanë endur tonelata kokainë me ndihmen e policisë shqiptare dhe nën “çadren” e Sali UDB-ash Berishës. Atëherë mbrojtja që ja bën avokati ketij shkerdhatës plak, është mbrojtje që duket sikur tallet me mediat dhe me popullin në përgjithsi, kur thot që merr 17 ilaçe të ndryshme sepse vuan nga shendeti, sikur marrja e ilaçeve nuk ta lejon trafikun e drogës hahahahaha. O ti avokat trapi, meqense ky xhaxhai trafikant vuan nga shendeti, ndërhy që ta çojnë në një birucë me djalin e vet, dhe djali i tij të kujdeset për babain e tij të semurë…..!!

  5. k says:

    Avokati shpellar, na shpjegoi se tek xhepi im ka ca para që nuk e kam kuptuar si kanë hyrë aty.
    O gjytrym llogjik,kur ti je injorant dhe nuk di çfarë fut në xhep,përse na ben tregëti me vende të largëta që nuk kupton çfarë thonë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje