Pas dy seancash dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur të premten në mëngjes vendimin kundër subjektit të rivlerësimit Alma Hicka, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Hicka është shkarkuar nga detyra pasi KPK ka konstatuar probleme me pasurinë dhe konfliktin e interesit.
Gjyqtarja Alma Hicka, ish-Avokate e Shtetit dhe kandidate për një vend në Gjykatën e Lartë u përball fillimisht me 10 shkurt në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në një seancë dëgjimore, që u fokusua kryesisht mbi burimin e ligjshëm të pasurive, që përfshinin një apartament dhe 2 makina.
Komisioni bëri me dije se analiza financiare e nxirrte Hickën, tani gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, me një bilanc negativ prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa ishin gjetur një sërë mospërputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve për vetingun.
Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar me 31 mars, KPK relatoi sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.
Jam kurioz me e dite, per keta qe nuk kaloin Vetingun, ka ndonje Ligje qe u bllokon Llogarite Bankare, dhe veprimet ne Hipotek? Nqs jo, i bie te dhjevsha Vetingun, Ambasaden e USA, Opoziten, Qeverine, Prifterijte dhe Hoxhallaret, te gjithe ata qe kontribuan per ta bere Shqiperine te pa Banuesheme.