Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen endacak. Pamjet qe mbërrijnë në redaksi, tregojnë fëmijën nga një zonë periferike e Tiranës, të kafshuar nga qeni dhe më pas të trajtuar menjëherë në spital. Ka qenë i ati i fëmijës, z. Odise Koka, i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.
Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur një qen agresiv ka sulmuar papritmasi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak, i cili mësohet të ketë qenë i llojit pitbull.
Odise Koka, shprehet se dëmi fizik, e më pas ai emocional për djalin e tij dhe familjen e tyre është shumë i madh dhe kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e këtyre rasteve agresive. Ai tregon se nuk është normale që në vitin 2021, të flitet akoma për qen që sulmojnë fëmijët në mes të qytetit.
Nga ana tjetër, mësohet se Bashkia e Tiranës, ka vepruar duke e kapur qenin dhe e trajtuar atë me anë të sterilizimit, procedurë kjo në fuqi, e cila po aplikohen prej disa vitesh tashmë. Por, kjo situatë mesa duket ka sjellë pakënaqësi mes aktivistëve në mbrojtje të kafshëve, të cilët protestojnë para Bashkisë së Tiranës mbi kapjen e qenit endacak, i cili kafshoi në mënyrë makabre fëmijën 10 vjeçar.
Fenomeni i qenve të braktisur
I shohim shpesh në qytet, me pronarët e tyre të cilët “reklamojnë” qenin nëpër rrugët e Tiranës sikur të ishte një trofe. E kemi fjalën për ata kafshëdashës të cilët zgjedhin të marrin raca të llojit pitbull ose rotëajler, të njohur si raca agresive.
Por, pasi i mbajnë disa muaj dhe i rrethojnë me “përkujdesje” duke promovuar dashurinë ndaj kafshëve, i braktisin si pa të keq. Pikërisht, këta qen të heëdhur në rrugë si pa të keq, nga ata që deri dje i “donin shumë” kthehen shpesh herë në burim kafshimesh dhe shqetësimi serioz të lagjeve të Tiranës.
Civilizimi i nje populli tregohet nga menyra se si i trajton kafshet… Nuk ka kafshe te keqinj po njerez pa shpirt.. Shoqatat nqfs i duan qente duhet te bejne thirrje te sterilizohen dhe jo e kunderta.. Sterilizimi eshte I domosdoshem, qente behen shume me pak agresive, ruhen nga semundjet dhe me kryesorja nuk shumohen.. Qente e rruges ne Shqipri jane nje kapitull me vete qe nje si popull duhet te turperohemi nga menyra se si i trajtojne istituzionet po’ edhe vete njerezit..
Keto te shoqates te shkojne te protestojne ke prindetit e atij femijes qe u sulmua pastaj ta shikojne si mbrohen te drejtat e kafsheve . E di un ca hoqa me mbesen time 3 vjecare 1 vit e gjys kurime nga jafshimi i qenit te nje nga keto zzoofilet po ka ikur jasht se o zot mos u takofshim . Ja u tregoj une te drejtat e kafsheve ketyre .
Shumeeeee e rende.
Shyqyr qe e paska rujt zoti kete femije.
Te merren urgjent masa nga bashkia. Nese qeni ska zot ta vrasin, sben dobi sterilizimi. Nje qen rrugesh do jete gjithmone i uritur dhe do tentoje te sulmoje perseri nje tjeter femije apo nje te rritur.
Perveç kesaj bashkia duhet te zbatoje e rregulloren qe ka miratuar vete.. Çeshte kjo mode qe dalin e shetisin dynjaja me qen rrugeve dhe ne qytetaret duhet te kemi kujdes nga kakat e qenve. Ti mbledhe I zoti dhe ti hedhe ne plehra. Sa eshte gjoba jashte shtetit per keto shkelje?
Ketu tek ne ne Usa gjoba eshte minimumi 25 mije euro per kakat e qenve . Po ne rastin e ketij femijes nese qeni ka zot i zoti i tij duhet te punoje gjithe jeten per te shperblyer femijen . Problemi ne Alb eshte se nuk zbatohet ligji se ligji paska ca kohe qe egsistoka . Gjithsesi une ketyre qe dalin e protestojne vetem mos i pafsha kur te vi atje se do ti ndersej qenin e nipit tim eta shikojne si eshte kur vuan ai femija 10 vjec
Qent e rruges duhen eleminuar!
Sterelizimi nuk eshte zgjdhje( ose nuk duhen hedhur prap ne rruge pas steriluzimit)
Ndodh si tek ai humori kur njeri i ankohej kryebashkiakut se kishte frik naten rrugve se i trembej qenve!
Bashkiaku i thote:- mos ki frike se jan te sterilizuar dhe te vaksinuar!
– o kryetar,i thot ky, une kom fryk se me kafshojn qent!
Nuk kom fryk se më qijn!!!
Civilizimi i teperuar helmon vete njeriun.
Mos i shani qente se jane me te mire se politiqent shqiitare. Ose me mire futini qen e politiqen ne izolim dhe aty beni eksperimente duke filliar nga stelirizimi.