Florian Kamberi ishte një nga risitë i cili mezi pritej në kombëtaren kuqezi, ndërsa dukej thuajse i sigurt debutimi i tij në ndeshjet kualifikuese të Katar 2022.
Nëse nuk u aktivizua me Andorrën, atëherë sulmuesi ishte projektuar titullar për debutimin në sfidën ndaj Anglisë.
Por, disa lëvizje në momentin e fundit nga ana e trajnerit Edi Reja bënë që lojtari i Aberdin të përfundonte në stol.
Ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak Kamberit, e në këtë moment duket se ka pasur një “krisje” me trajnerin Reja.
Fillimisht, gjithçka u mohua se kishte një çështje Kamberi teksa u justifikua se lojtari kishte pasur një dëmtim.
Megjithatë, sulmuesi u aktivizua me ekipin e tij menjëherë pas kombëtares, ndërsa një tjetër e dhënë se marrëdhënia me kuqezinjtë është cënuar, është fakti se tashmë në profilin e Kamberit në rrjetet sociale nuk ka më foto me fanellën e kombëtares.
Një situatë e vështirë, ndërsa mbetet për t’u parë si do të procedohet në vazhdim me Kamberin, i cili padyshim do të rriste kualitetin në skuadër dhe do t’i bënte më të rrezikshëm kuqezinjtë në fazën ofensivë.
Po cfar jane keta legena mor aman , si ka mundesi qe e njejta sjellje dhe ketu dhe ne Kosove nuk aktivizohet dhe iken , po ne te semes vafte se si puna e ketij leshit Kamberit ka mbi 100 futbolliste . Pika pse nuk i bie idiotit po kombetarja eshte edhe reklame per ty mo idiot qe nga tre muaj rri neper ekipe se nuk te aktivizojne.
Bravo, na cane trapin,Reja eshte trajner, sot eshte neser jo,kurse keta shkelin me kembe kombetaren duke ja mbathur,jane vetem oportunista dhe asgje tjeter.
Ca jane kta plehra, gjasme “yje” qe vetem duan te duken. Trajneri di ke do fuse ne loje dhe ke jo. Keta sumkapuca duan te gjithe te luajne, po me sa lojtar do luaj Shqiperia, me 25, kunder 11 te kundershtareve. FIFA duhet te nxjerri rregull te vecante per Shqiperine. Paska hequr edhe foton me bluzen e kombetares. Te shkoje te pirdhet, legeni. Bluza e kombetares dhe Kombetarja nuk jane te Rejas, ai sot eshte neser jo. Kalamaj te fryre e te perkedhelur. Turp te kete.
Jam plotesisht dakort me komentuesit me siper. Te veshesh fanellen e kombetares eshte nderi me i madh qe mund ti behet nje sportisti. Keta jane karagjoze dhe jo futbolliste. Me mire te largohen se nuk na duhen legene qe kerkojne te bejne edhe punen e trajnerit. Eshte detyra e ketij te fundit qe te hedhe ne fushe ata individe qe pershtaten me mire me skemen e zgjedhur dhe kundershtarin qe kane perballe. Detyra e tyre eshte qe te jene te gatshme ne cdo moment kur trajneri ti kerkoje te futet ne fushe.