Nga Myslim Pasha
Me të drejtë që në fushatë elektorale ndodhin plot teprime të padrejta dhe të pa mbështetura në ligj. Po, a është e udhës që një kryetar Bashkie të prezantojë në fushatë ndryshimet që kanë ndodhur në përtëritjen urbane të njësisë, apo jo? Këtu mori ngasje edhe një krahasim që tentonte të përqaste Roskovecin me Budapestin!!!
Se Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë është “përfaqësuese e të majtëve, të djathtëve, nacionalistëve, liberalëve, intelektualëve, fermerëve, konservatorëve, enveristëve të Roskovecit, pa dallim bindjesh dhe qendrimesh politike!”
Pa diskutim në propogandë, këtu përfiton shumë më tepër, krahu Socialist, sepse flet një përfaqësuese politike e kësaj ane, kur tek këto zhvillime është e gjithë bashkësia qytetare. Si qytatar u ndjeva mirë, m’u rrëmbush syri dhe shpirti me një ndjesi të mirë shqiptare zhvillimi dhe e pata një rrëqethje të bukur. Sepse komentohej përqasja me Budapestin e ëndërrave, siç kishte guxuar Majlinda, duke dashur ta masë me Roskovecin e sotëm, që ka mot e jetë, tek pret të zhvillohet e të ndryshohet…
Kujtova se bërthama e parë e Budapestit, mund t’i ketë përngjarë Roskovecit, s’ka çudi ! Skica e hartat historike kemi parë kudo në botë. Atë spektakël prezantues mund të mos ta kishte bërë Majlinda, por edhe një arkitekt apo një kandidat për deputet.
Thuhet se “kjo është qendër e vogël urbano – rurale”, pra e paska vulën që të mos përqaset me Budapestin. Pse, vallë, nuk e paska të drejtën një bërthamë qytetore, e shestuar dhe modeluar si një qytet i ardhshëm ashtu siç do të bëhet, në të vërtetë!? ” Kur u bë edhe Roskoveci mos durofsh moj Perëndi”, ky “urban-rurali” të lëvizë nga vetvetja e varfër?
Na kujtohet se si ishte ai fshat “Pazar Roskoveci” që njihej,në zonë, ku takohej zbritja kodrinore të Mallakastrës së Butë me hapësirën ku mbaron fusha e Myzeqesë.
Aty, në këtë bërthamë, i shkoi mendja, bukur, Majlindës të ngrinte një grup sklupturor, të simbolit të atij “pazarit”, me një peshore e markës otomane, me një “ziq” tipik të kohës, ngritur në qendrën e dikurshme. Mandej një rrjet qendror të rrugëve, që lidhin gjithë anët, një unazë të bërthamës, shkollën e Bashkinë e sotme. Ndërkaq, në takimin e kodrës me fushën, një skulpturë tjetër inspiruese, sikur mbin nga dheu…
Wshtw bukuroshja e Strumit, vashë e bukurisë dhe legjendës, me kotruven e ujit në kokë…dhe shaminë që ia valëvit era, të gjitha këto me një plan urban, të cilën nuk e ka ndërtuar me paret e saj Majlinda, por me fonde dhe projekte të cilat janë të të gjithë bashkësisë dhe të shtetit. Kuptohet se kjo nuk është guidë turistike e kryeministrit, por një realitet i ardhur, i të gjithëve, pavarësisht fushatës Elektorale të mbushur me nihilizmin dhe urrejtjen që nuk shter midis nesh.
Pse mos të krenohet Bashkia dhe Majlinda për këtë qasje me bërthamën e dikurshme të Budapestit, kur jemi të sigurtë se Roskoveci i pazarit, do të jetë një riardhje e Dimalit ilir, në rrënojat e lashta të kalasë së Krotinës, në prapadheun e Apolonisë disa kilometra larg Roskovecit!
Dhe ne përsëlargu, por dhe në brendësi të këtij përfytyrimi të bukur, përqasim pamjen e viteve te Revolucionarizimit grotesk shqiptar, ku në udhëkryqin e pazarit, kalonin dy tre gomerë kockëdalë, tej masivit, harkonin tunele ushtarake dhe Raketa Kineze, që bënin gati ndeshjen me armiqë të brendshëm dhe të jashtëm, ku në Marinzë ngelej i pambyllur në djegie e sipër, pusi i naftës 542.
Të gjithë këto janë të kohës sime, atëherë kur të dënuarit e mëdhenj, si Beqir Balluku me veprat e shokut Enver në dorë vinin me pendimin e tyre tragjik dhe izoloheshin “të lumtur” tek Pazari grotesk i Roskovecit.
E gjitha kjo hapje që unë e quaj inspiruese, ma ngriu buzëqeshjen, se në fund të kësaj “guide” teksa ndiqet përqasja që bën Majlinda Bufi, kur ajo thotë se e kishte parë në Budapest”etj… kur, ja; vjen ironia e Akademik Fugës, një personalitet i njohur në fushë të shkencës e të kulturës shqiptare…Si është e mundur që kryetarja e Bashkisë “ merr yrysh!”, se “ Ku Budapesti e ku Roskoveci!”
Kështu m’u prenë krahët, se atëbotë, të gjithë duam që ta kemi në mendje, platformën e përfytyrimit të Sami Frashëri te “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e çdo të bëhetë’ çka s’mund të ngjërohet aq kollaj, në Shqipërinë e sotme elektorale.
Me habit krahasimi qe beni midis Roskovecit dhe Budapaestit. Vetem njerzit e zinj dhe te keqij e bejne kete. Ajo foli per nje detaj qe e kishte pare atje dhe dont ta zbatonte tek memoriali, pra nje detaj nuk eshte krahsimi qe ju e paraqesni me te madhe dhe na nxjerr edhe akademiku e rrjedhur qe e njohim te gjitha se sa peshon. Edhe arkitektet vjedhin idera nga njeri tjetri dhe i pershtatin ne veprat e tyre. Pse per keta nuk eshte ndonje gje e madhe dhe se po e tha z. Majlinda na beka buje dhe e la pa frym autorin e ketij shkrimi. Kur merresh me gjera te vogla dhe te parendesishme humbet ate qe quhet “Big picture”
No comment, Ladi! Ajo ka bere krahasim per nje apo dy elemente – dhe kjo eshte normale, keta te ” zgjuarit” dalin e thone çudiraaa” .
Si duket, ketyre lloj njerezve u vjen cudi qe nr Roskovec ka dy skulptura e te tjera neser, te cilat flasin per nje zgjim te artit dhe kultures edhe ne kete qytet, te lenë pas dore ne kohen e komunizmit.
Une jetoj ne Fier, por me vjen mire per keto zhvillime edhe aty.
I nderuar Kolonel! Me gjithe respektin qe kam, jo vetem une per ty , dua te te them se nxjerrja nga konteksti i asaj c’ka tha zonja Bufi, me duket se ka nje fare keqdashje!? Askujt nuk i interesojne mardheniet e tua private me komunitetin dhe me drejtusit e Roskovecit dhe as nuk mund ti gjykoj ato, por i gjithe ky “diskutim” duket se le nje shije te hidhur jo vetem tek mua.. Me aq sa te kam ndjekur ne daljet e tua televizive, si edhe ne shkrimet e tua ne rrjetet sociale, ti kurre nuk je dalluar per cinizmin ndaj te tjereve, sidomos ndaj nje drejtuse femer! Jam i prirur te besoj se kritika e shendosh eshte nje arme qe persos karakterin e individit, atij qe e adreson dhe atij qe i adresohet. Pershendetje i nderiuar Kolonel
Jim! Je keqkuptuar. E kam me IRONINE e Fuges. Se une jam krah Majlindes, natyrshem! Si mund te jem cinik une me Majlinden!?
Faleminderit i nderuar Kolonel per ndricimin. Po i rikthehem edhe nje here leximit. Te uroj shendet!
I nderuar Pasha’ ! Ngaqe nuk kam preference te lexoj c’ka shkruan akademiku, kisha mungese informacioni per ate artikull, edhe pse e pashe okelion e ti, e anashkalova. Megjithate te kerkoj ndjese edhe per te vetmen arsye, se edhe pa e lexuar c’ka ka shkruar akademiku, une duhej ta lexoja me vemendje cfare shkruanit ju. Pas pergjigjes tuaj per “kritiken” time ne adresen tuaj, po me duket vetja nje lexues teper profan. Edhe nje here te uroj gjithe te mirat !
Hahaha! Myslim, te gjithe e dime se ti je ne krah te Majlindes, por kesaj radhe ia ke futur ne vendin e gabuar!