Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mitingjeve që Lulzim Basha po mban me militantët e PD, duke shkelur rregullat antiCovid.
Teksa poston një foto nga procesi i vaksinimit në Pogradec dhe një nga mitingjet e Bashës, Rama shprehet se në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin.
“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin;
për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin;
për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë,
jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!
*Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”-shkruan Rama teksa poston fotot. (TemA)