A ka mundësi të disiplinojë Berishën për vaksinën? Basha i shmanget pyetjes, as guxon t'i përmendë emrin

6 Prill 2021, 08:46Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes nëse ka mundësi ta disiplinojë ish-kryeministrin Sali Berisha për deklaratat e tij për vaksinën kineze,

I pyetur në televizionin e familjes Berisha “Zeni.Tv”, Basha tha se do ishte më mirë të kishte pyetje të tjera, ndërsa shtoi se nhuk ka rëndësi nga vjen denoncimi, por vërtetësia e asaj që denoncohet.

Çim Peka: Kryeministri Rama ka kërkuar që ta disiplinoni Berishën në lidhje me deklaratat e tij për vaksinën kineze. A ka mundësi Basha ta disiplinojë Berishën?

“Ah sa do kisha dashur të kishim disa pyetje në interes të qytetarëve. Nëse një qytetar i lirë apo një mjek i referohet shifrave, problem nuk është te denoncimi

Nuk ka rëndësi nëse ky mjek është epidemiolog apo ish-drejtues i lartë i shtetit”, tha Basha.

1 komente në “A ka mundësi të disiplinojë Berishën për vaksinën? Basha i shmanget pyetjes, as guxon t’i përmendë emrin”

  1. Deda says:

    Mos i vini fajin bashës kur i shmanget pyetjes për berishën.për arsye se politikanët kanë frikë të përmendin hitlerin që ka 80 vjetqë ka vdek.dhe jo luli salën që është akoma gjall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje