Louis Vuitton është një prej shtëpive të modës më prestigjioze në botë. Të përzgjidhesh si ndër stilistët më të mirë nga kjo markë është padyshim një mundësi e rrallë. E kur pjesë e 20 më të mirëve është një shqiptare, kjo nuk ka sesi të mos na bëjë të ndihemi krenarë.
Ky është dhe rasti i Nensi Dojaka, e cila ka rritur që të bëhet pjesë e 20 stilistëve të rinj më të mirë të përzgjedhur nga “LVMH Prize”, të cilët kanë mundur të shkojnë në gjysmëfinale.
Këto gjysmëfinale dixhitale do të kenë votat e ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë votat e publikut.
Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.
Për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria, Nensi Dojaka.
Nga data 6 deri më 11 Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.
Koleksioni i shqiptares së talentuar Nensi Dojaka renditet i 12, ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për stilisten shqiptare.
Nensi Dojaka, vajza shqiptare që jeton në Londër, ka prezantuar koleksionin e saj të veshjeve dedikuar femrave.
Si të votoni:
Vizitoni faqen lvmhprize.com, ku do t’ju shfaqen 20 koleksionet e veshjeve, në pozicionin e 12-të renditet Nensi Dojaka.
Mero lume sı ne shqıpetaret se nuk ta hajme me thate kemınje stılıste me fame Jemı popull ı zgjuar neMe kujton skecın e Metıt te Vlores Muhamet Lıka ısh anetare ı 4 parodısteve te vlores Mero me mıre djepı bosh se keto ıdıotızma ne te
Luli??
Qenka Çame.
Shikoni kur të thotë Shpetim Bythqir Mesila Idrizi, se është e,partisë time, dhe shikojeni se çbën për të njojtur çështjen Çame, kështuqë o,burra, votoni për PD-në.
Çame apo çajnise..se ke ajo foto duket nji çajna ģèrll…
Vajza eshte e talentuar, e nuk ka rendesi fare ne eshte came, nordike e shqiperise apo whatever!!! kenaquni qe nj shipetare tjeter eshte ne listen e nder me te mireve. Le te jemi me civil. po eshte came, shume mire – nuk i prish pune askujt. FORCA O GOC!!!!