Hasmëria mes Altin Dardhës dhe bandës së Burhan Tomorit e kishte ndarë në dy pjesë qytetin e Beratit, nga njëra anë grupet e “Çelepias” dhe nga krahu tjetër grupet e “Vakëfit”.
Ura e Goricës shërbente si pikë ndarëse për zonat e influencës. Aty, qëndronte tanku me njerëzit e Altin Dardhës.
“Në atë kohë shteti doli jashtë funksioni, bandat morën në dorë situatën, policia ishte jo funksionale përvec disa oficerëve dhe policëve që e kishin pasion redin, uniformën luftën ndaj krimit, të tjerët u tërhoqën nga komisariatet” u shpreh Lefter Maliqi, ish-shef i Komisariatit në Berat
“Punonjës të policisë kishin lidhje me këto grupe , herë pas here kur duhej rregulli mbahej kontrolli qoftë edhe përmes këtyre pjesëtarëve të grupeve” u shpreh Zylyftar Plaku, ish-reporter në Berat
Altin Dardha është ndër më të njohurit e kapobandave të Beratit.
Në fakt, ai ishtë bërë më i njohuri ndër grupet e Çelepias për terrorin që kishte mbjellë, dhe jo për nga rëndësia dhe lidhjet.
“Altini i merrte urdhrat nga Tirana për cdo gjë sepse nuk ishte sic e tregojnë gojëdhënat” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi.
“Ai është krminel që u përdor dhe faktikisht nuk përfitoi asgjë nga krimet, përfitoi vetëm emrin, janë të tjerë ata që përfituan dhe i menaxhojnë edhe sot të ardhurat” u shpreh Zylyftar Plaku, ish-reporter në Berat
“Berati edhe Vlora ca mësime na i japin, mësimin që ruhuni nga politika që bshkëpunon me krimin se ajo con në shkatërrimin e shtetit, dhe ai që e pagun është qytetari, ajo gruaja që vritet atje në mes të rrugës” u shpreh Neritan Ceka, ish-ministër i Brendshëm
Në zonën e Çelepiasit, Altin Dardha vepronte i bashkuar me të fortët e lagjes.
“Në momentin që ne kemi bërë arrestimin e Dardhës dhe Cobos, nuk mund të them që ishin kokat e krimit të Beratit.
Kriminaliteti atë kohë ishte në drejtimin e trafikimit të femrave dhe drogave të ndryshme por ky aktivitet zhvillohej në Zvicër” u shpreh Genci Fejzollari, ish-shef Krimesh në Berat
Në krahun tjetër të qytetit vepronte banda e kalasë e kryesuar nga Burhan Tomori dhe ajo e Vakëfit që kryesohej nga Byniamin Hajro, i njohur si “Bujo Çami”.
Ishin dhe disa grupe më pak influente si banda e Uznovës, djemtë e “Tame’së”, Kokoshët apo të tjerë emra që kryenin krime të ndryshme.
“Grupi i Celiepiasit, Vakëfit që ishin grupet që kishin kontradiktat e mëdha, vetë Celkepiasit u ndanë në dy grupe.
Vakëfi ishte grupi i Bujo Camit, në Uzniovë, në Urë vajgurorë, Kucovë, ata të Kucovës u eliminuan” u shpreh Zylyftar Plaku, ish-reporter në Berat.
Atentati brutal ndaj “Qorrit” të Beratit, si u përçanë bandat e Çelepiasit
Altin Dardha ishte bërë paranojak pas vrasjes së babait. Në 24 korrik të vitit 1997 ai ekzekuton Ilir Pashën, nën dysimet se e spiunonte te grupet rivale. Po atë ditë, i bëjnë pritë kadillakut të kuq të “Qorrit” në vendin e njohur si 6-katëshi.
Drejt mjetit luksoz derdhen breshëri të shumta që i morën jetën në vend Gazmend Cufes, Robert Koraqes dhe Lorenc Dardhës, kushëririt të parë të Altinit. Altini ishte me fat. Si asnjëherë më parë, ai udhëtonte në sediljen e pasme të makinës çka i shpëtoi jetën. Altini u largua me plagë të lehta.
“Kur erdhi koha që këta u fragmentuan si rezultat i kontradiktave që kishin grupet, ose prekja e interesave, që ndodhi jo thjesht nga ata që drejtonin, por ata zërrat që u thoshin këta, që preknin interesat, aty filloi kontradikta dhe fragmentimi” u shpreh Zylyftar Plaku, ish-reporter në Berat.
Pas atij atentati “Qorri” u kurua në Janinë. Altinin e kishte ndihmuar Bernard Hasani një i fortë i zonës i ekzekutuar vite më vonë për histori të tjera. Bernardi ishte njoftuar nga një ndërmjetës që i kishte përcjellë mesazhin e Altinit për ndihmë.
Pas ngjarjes, kadillakut të kuq të “Qorrit”, i konsideruar si simbol i së keqes në Berat iu vu zjarri. Altini kishte humbur besimin e grupeve të tjera të Çelepias që e shihnin si problem. Edhe Adrian Çobo që ishte njeriu më i afërt i Dardhës ishte distancuar.
“Të gjithë kishin mbështetjen e politikës dhe ndaj e ndienin veten të pa prekshëm” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi
Në 2 Gusht të vitit 1997 Altin Dardha ekzekuton Donald Saraçin nga Çelepia. Saraçi nuk i ishte bindur urdhrit të Dardhës për vrasjen e Burhan Tomorit.
Ore gati nje parcele varrezash me 300 te vrare !
Armet gjanem ku i gjenin apo ku i gjeten keta !
Die mbaje pergjegjesi mbas 30 vjetesh per keto Arme qe Kane qarjukkuar apo qarkullojne akoma !
Te fortet, jane njerez me kollaro, jane njerez me shume shkolla dhe dije, me lidhje te forta politike dhe ekonomike, qe flasin me nje ze te ulet dhe nuk nervozohen kurre. Ne pamje te jashtme ato te japin idene e njerezve babaxhan. Ato kurre nuk ngacmojne njerezit qe jane ne punen e tyre, madje i ndihmojne, hapin shkolla, ndertojne fondacione bamiresie etj…
Kurse keto emrat ketu ne artikull, jane nje grup rrugacesh, capaculash, idiotesh dhe debilash qe koha i zhduku shume shpejt dhe qe nuk ja vlen as ti lexosh
Ne krijimin e bandave si kjo e Beratit dhe ne te gjithe shqiperine,ishte vetem nje njeri,nje kryemafioz,Sali Berisha.Ky njeri eshte akoma krekapobanda ne Shqiperi.Kush i paisi me arme bandat? Sali Berisha qe hapi depot e armeve,shkaterroi dhe çoi ne kaos ushtrine pas falimentimit te firmave piramidale.Saliu,pasi u mori parat e futura nga populli i shkrete ne firma,u dha edhe nga nje arme dhe u tha, tani vrisni njeri tjetrin. Sot per sot e keqja e shqiperise eshte Sali Berisha me familjen e tij dhe me taborrat e tij.Ai duhet varur ne mes te Tiranes me ceremoni.