Emri i Bardhok Pllanajt, biznesmenit të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Dobraç të Shkodrës, u lakua publikisht në vitin 2014. Ai u kërkua nga policia për llogari të operacionit anti-drogë “Viluni”, që prangosi një grup kriminal në përpjekje për të trafikuar 800 kg kananbis drejt Italisë.
Grupi në fjalë dyshohej për trafikimin e disa tonëve kanabis në total për tre familje mafioze italiane. Pllanaj nuk përfundoi asnjëherë si i pandehur tek Krimet e Rënda.
Emri i tij trazoi politikën lidhur me episodin e tetorit 2014. Sipas Partisë Demokratike, Pllanaj i shpëtoi arrestit duke u fshehur në mjetin e ish-deputetit Mark Frroku, që i ndaloi një postblloku policor, por nuk pranoi kontroll të mjetit pa autorizim nga Kuvendi.
Në vitin 2018, Pllanaj u përball me drejtësinë për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” dhe “falsifikimin e dokumenteve”, lidhur me ndërtimin e një pallati 10-katësh prej tij në Shkodër.
Sipas këtij vendimi të siguruar nga A2, në 2 nëntor të vitit të kaluar, ai është fajësuar për të dy akuzat dhe dënuar me 3 vite burg në total.
Për shkak të problemeve shëndetësore të tij, gjykata pezulloi dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për 5 vite. Pllanaj u hetua edhe për “pastrim parash”, akuzë që u pushua nga prokuroria, e cila e liroi nga sekuestroja edhe pallatin 10-katësh.
Më herët, në mars, Pllanajt iu dërgua formulari i vetëdeklarimit të pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit. Në dhjetor 2020, Bardhok Pllanaj u shpall në kërkim si një nga katër personat që sulmuan me armë lokalin e një efektivi policie, që më herët i kishte sekuestruar mjetin pa dokumente njërit prej tyre. (A2)
Kumbar, pervec se ne kuptimin qe ka marre nga filmi, edhe ne perdorimin shqiptar ka kuptimin e nje zoterie te nderuar qe njerezit i besojne qe t`u marri floket e femijeve te vegjel…ndersa ky qe titujt e gazetave perpiqen ta perfrazojne ne kete term ka qene nje primitiv qe ka prekur asfaltin shume vone, ne rastet kur i duhej te grabiste me maske dhe nen kercenimin e armes ndonjerin ne rruge!! Ky shtriu kembet e tij te shkurtra me teper se kishte jorganin, keshtu qe tani filmi mbaron!
Pse nuk e tregoni partine politike qe po bonte fushate o gazetare? Partia politike eshte L S I ja e ILIR METES!