“O ba të lutem”, ulërimat rrëqethëse të vajzës së “Kumbarit” të Shkodrës, dalin pamjet nga vendi i krimit

5 Prill 2021, 08:16Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 47-vjeçarit Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e kaluar, në Shkodër.

Viktima njihej si “Kumbari” i Shkodrës, ndërsa pranë vendit të krimit janë publikuar edhe pamjet e para.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet rrëqethëse, teksa dëgjohet ulërima therëse e vajzës së 47-vjeçarrit Pllanaj.

Siç raportohet, autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë, në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës është gjetur një armë tip kallashnikov, por është ende e paqartë nëse është ajo arma me të cilën është kryer krimi.

Po ashtu, raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane. Nga ana tjetër, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit prje mbrëmjes së kaluar, me qëllim kapjen e autorëve.

 

 

A post shared by Tv Rozafa (@tvrozafa)

 

3 komente në ““O ba të lutem”, ulërimat rrëqethëse të vajzës së “Kumbarit” të Shkodrës, dalin pamjet nga vendi i krimit”

  1. Kombinati says:

    Keshtu kane uleritur dhe familjaret e viktimave qe ka shkaktuar ky kriminel.

  2. Pirdh se lirohesh says:

    Një hale me pak. Bejne lek me ruge kriminale e perfundojne si krimbat.
    Cupa le te mbaje leket e babait qe I beri me droge.
    Rrace e poshter

  3. pjeter says:

    Kush merret me krimet e dhuneshme e te renda, nuk duhet te krijoje familje,sepse o ben si veten gjithe familjen gje we eshte gati e pamundur,ose ndryshe i denon rende edhe familjaret,si ne kete rast,ajo vajze do vuaje tere jeten e saj ate qe i pane syte,dhe e ka nga babai e vet.Nuk mund te pretendojne kriminelet qe femjet e tyre te gezojne vetem lluksin e krimit. Po te martim shembull dy familjet e medha te shqiptareve ne keto 30 vjet,te cilat jane ato te Sali bajraktarit e MonaLikes.Te paret jane njelloj si baba,e do vszhdojne karrieren si ai deri sa te munden,duje treguar qe hane re hurit e te litarit,edhe pjellat e tye vazhdojne ne ate drejtim, kjo sipas çallemit te supermbeses,.Problemi i ngelet Likes,Femijet e tij kane nje problem serioz, nuk duken te angazhuar si baba,ndoshta jo akoma,por jane te financuar nga para te dyshimta shkollat e tyre ku ata po shkollohen,dhe ka shume gjasa tu krijoje probleme serioze te ardhmes qe pretendojne,dhe sigurisht qe mund te trashegojne edhe nje jete jo tamam prej Floriri nga MonaLikja.Veshtire te besosh qe Gjithkush qe ben pasuri me ane te krimit,te mund te lere trashegimi vetem lluks e qetesi,dhe per fat te keq per ta,kjo vlen per te gjithe llojet e krimineleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje