Publikohet videoja e ekzekutimit të ‘Kumbarit të Shkodrës’, 120 plumba vërshojnë mbi “Range Rover”-in e Pllanajt, fuoristrada humb kontrollin dhe përplaset në mur

5 Prill 2021, 20:04Kronika TEMA

Abcnews.al  ka publikuar videon nga momenti i vrasjes së Bardhok Pllanajt një natë më parë në Shkodër, pranë banesës së tij.

Nga video shikohet momenti kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit i cili njihej ndryshe dhe si njihet “Kumbari i Shkodrës”.

Ndër të tjera nga pamjet shikohet se fillimisht autorët kanë qëlluar në ecje më pas makina e viktimës duket se është përplasur me një biznes në anë të rrugës, ku duket se autorët kanë shkuar sërish dhe e kanë qëlluar.

Ai është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover”. Dyshohet se makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje