A do ketë burrërinë Lulzim Basha, të japë dorëheqjen nëse humbet?

8 Prill 2021, 09:52Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Përpara disa ditësh, Edi Rama ishte në televizionin Neës 24, i ftuar në programin e gazetares Nisida Tufa. Midis një sërë pyetjesh, kolegia ime, Nisida, i bëri edhe një pyetje shumë të thjeshtë: “Z. Rama, nëse humbisni zgjedhjet, a do të largoheni nga drejtimi i Partisë Socialiste?”

Nuk është e para që ia drejtoi këtë pyetje. Gjatë fushatës, ia kanë bërë edhe gazetarë të tjerë, por ai i është shmangur përgjigjes. Ka bërë dredha. Këtë herë, dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai u shpreh (po e citoj me fjalët e mija, pa ia ndryshuar thelbin): “Nëse humbas zgjedhjet, nëse shqiptarët vendosin që Edi Rama nuk është njeriu i duhur për t’i besuar një mandat të tretë për të qeverisur vendin, atëherë, unë nuk do të bëj atë që ka bërë Sali Berisha. Unë nuk do të inskenoj ndonjë largim të rremë. Dhe mbi të gjitha, nuk do të bëj asnjë përpjekje për të ushtruar kontroll, ndikim dhe pushtet, këtë herë, nëpërmjet një rruge të tërthortë, nëpërmjet një regjenti, apo pasardhësi që do ta emëroja vet.”

Me fjalë të tjera, ai tha se: “Nga momenti që unë nuk do të jem më kryetari i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, unë nuk do të jem më as kryetar i Partisë Socialiste. Unë do të jem socialist, do të jem aty, do të jap kontributin tim, por nuk do të më shihni asnjëherë të bëj gabimin që të rivalizoj, të eklipsoj, të pengoj, të fyej, poshtëroj apo nëpërkëmb atë që do të vijë pas meje e që do të zërë vendin tim.” Shkurt, ai tha: “Nëse humbas, unë largohem.”

Duhet ta kishte thënë me kohë. Por e tha më në fund. Dhe kjo është gjëja e duhur që duhet bërë e duhet shndërruar në një normë në jetën politike shqiptare. Dy partitë e mëdha (duke lënë mënjanë LSI-në, e cila është një parti sui generis, një parti familjare) duhet ta shndërrojnë këtë gjë në një normë statutore, në një princip etik dhe deontologjik të organizimit të tyre të brendshëm. Duhet të ekzistojë një pikë e cila parashikon se: “Nëse partia nuk fiton të drejtën për të qeverisur vendin (bëhet fjalë për dy parti të mëdha me asnjë objektiv tjetër elektoral, përveç se të fitojnë të drejtën për të qeverisur vendin), kryetari i partisë largohet menjëherë dhe jep dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme.”

Këtë gjë që bëri Rama, duhet ta bëjë edhe Lulzim Basha. Por ai nuk e ka bërë. Deri më sot, sa herë që ia kanë drejtuar këtë pyetje, dhe në fakt ia kanë drejtuar shpesh, ai ka thënë të njëjtën gjë. Diçka të ngjashme e tha edhe me Lutfi Dervishin mbrëmë, në RTSH. Veçse e tha me tone eskatologjike, dramatike, tragjike. Përballë Lutfi Dervishit ai u shpreh: “Në 25 prill, do të ndodh ndryshimi i madh. Nuk ka forcë që ta ndalë këtë ndryshim. 25 prilli është fillimi i ri. Unë do të fitoj.” Pas kësaj, u kalua në një pyetje tjetër.

Unë mendoj se Lulzim Basha e ka më të lehtë se Edi Rama që ta bëjë një deklaratë të tillë. Ai ka tetë vite në krye të Partisë Demokratike në opozitë. Dhe demokratët e kanë toleruar, duruar, mirëkuptuar, e kanë mbështetur, i kanë dhënë fuqi, i kanë dhënë autoritet, madje nuk ia kanë venë asnjëherë në diskutim këtë të fundit. Nuk ia kanë vënë në diskutim autoritetin edhe kur Basha ka marrë vendime të gabuara, edhe kur ka bërë proçka të mëdha që kanë dëmtuar dhe penalizuar vet Partinë Demokratike.

Lulzim Basha nuk vjen në studion time, por sikur të vinte (një ngjarje e cila do të ishte historike, e paprecedent) dhe të ulej në ndenjësen për të ftuarit e mi, unë sigurisht, do t’i drejtoja pyetjen që ia kanë drejtuar edhe kolegët e mi: “Z. Basha, nëse Partia Demokratike (larg qoftë!) humbet zgjedhjet, cili do të jetë reagimi juaj? Ju do të këmbëngulnit akoma të rrinit në krye të Partisë Demokratike?”

Veçse në ndryshim nga kolegët e mi, unë do të insistoja për të marrë përgjigjen e duhur, e cila është një dhe vetëm një, nuk ka një të dytë. Ajo është e tipit: “I dashur Muç Nano, zgjedhjet e 25 prillit janë beteja e jetës sime. Nëse unë i humbas, misioni im mbaron. Dhe as e çoj nëpër mendje të këmbëngul të qëndroj në politike. Lë më pastaj, të qëndroj si kryetar i Partisë Demokratike. Do të ishte gjëja më absurde për t’u menduar. Do të ishte fyerje e inteligjencës sime.

Mbi të gjitha, do të ishte fyerje e inteligjencës së demokratëve, e inteligjencës së atyre njerëzve që më kanë mbështetur për tetë vjet me radhë në ditë të bardha dhe të zeza, në ditë të keqe dhe të mira. Më kanë mbështetur edhe kur unë kam marrë vendime të forta. Siç thashë më sipër, vendime që kanë penalizuar jo vetëm Partinë Demokratike, por ndoshta edhe vendin.

Më kanë mbështetur, kur kam humbur zgjedhjet. Më kanë mbështetur edhe kur unë u kam hedhur syve alibi që do  të justifikonin humbjen e zgjedhjeve. Por këto alibi nuk do të jenë më. Unë nuk do të kem më alibi edhe sikur ato të ekzistojnë me të vërtetë.

Humbja ime, nëse vjen, pavarësisht se si vjen, do të ketë për finale vetëm një gjë. Do të ketë Lulzim Bashën, i cili do të dalë përpara publikut, dhe përpara gjithë opinionit publik shqiptar, dhe do të thotë: “Qysh nga ky moment, jap dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike në mënyrë të parevokueshme.”

Këto fjalë që i shpreha unë, janë tuajt, z. Basha. Nuk janë të miat de facto. Vetëm se ju duhet të bëheni burrë dhe të na i thoni.

16 komente në “A do ketë burrërinë Lulzim Basha, të japë dorëheqjen nëse humbet?”

  1. Trotski says:

    ke harxhue kohen KOT.Te gjithe e dime pergjigjen e ketij Horri Dhelparak..Ai eshte nje marionete e neveritshme e Sali Kermes..Ky delenxhi do ta marre pergjigjen e Duhur me 25 Prill ..Gjeja e pare qe duhet te beje eshte te IKE nga syte-kembet ne Vendin e Ullinjeve te Shokut Zylo.

    1. Andi says:

      Ke bere pyejtjen e gabuar o muçi. Pyejtja e sakte do ishte: A ka pas ndonjiher burrni ky Basha?

  2. Yt says:

    E mban pd me ZOR. …se eshte i bukur. ..lan enet. .ben byrek me presh. .. (e kane qef preshin te pd dhe lsi. ..)

  3. Plaku says:

    Mos shpreso,kjo nuk eshte e mundur për karakterin që edhe unë këtu nga larg ja zhbiroj fare lehtë.Ai nuk ka karakter dhe të ndenjura ai eshte nje bythe thumb jo bythë shesh

  4. Franko nga ?? says:

    O Muci po ti beson se i mendon Lulezim Basha keto fjale? Ai jo qe nuk i thote, po ate nuk e lejojne as ti mendoj keto fjale!!!!
    Lulezim Basha nuk eshte Edi Rama, qe e ka elokuencen dhe bukurin e te ndertuarit te fjalise, permbajtja nuk diskutohet, gjene kryesore. Te dy nuk kane te krahasuat, si te krahasosh naten me diten.
    L.Basha po di te trash zerin se mendimin e ka si pupel qe e merr era dhe e shpije verdalle, gjynah per partine qe na dha shpresa ne 90 e qe perfundoj ne kete derexhe.

  5. PD says:

    Kesaj pyetje vetem Sali Berisha mund ti pergjigjet.
    Lulzim Basha “è incapace di intendere e di volere”.
    Lulzim Basha nuk e ka as privilegjin dhe as aftesine te vendose mbi veten.
    Ne fund, largimi apo qendrimi i tij nuk zgjidh abdolutisht asgje ne PD.
    Problemi i PDse jane pronaret e saj, Sali, Shkelzen dhe Argita Berisha.
    Salì Berisha nuk ka per ta leshuar kurre nga thonjte Tokn e Xanun. Pa dru nuk iken dhe pedeistet jane krejtesisht impotente ta shporrin dhe te ofrojne, pervec kadavres se berishizmit, ndonje alternative tjeter qeverisese per gjeneratat e shek te 21.

  6. BBC says:

    O Muç ti harron qe ky mjerani i berishajve kamarier e nisi e kamarier do ta perfundoje. Eshte nje kukull qe kenaq epshet e plakut te keq o Muç. Vetem kaq

  7. Katarakti 2 says:

    Qe te kesh “burrerine” te besh dicka duhet te jesh “burre” ne radhe te pare! Saliu i zgjesdh ata bura qe nuk kane allatet qe t’i komandoje si skllever! Urime Muc per mediokritetin tend!

  8. spata says:

    O Muci .Cfare pyetje bene dhe ti .Ku e gjeten burrerine keta politikane .Kemi 30 vjete demokraci dhe ska asnje ,te ashtuquqjtur burre ,te jap dorheqje ose te thote qe une ketu gabova . Keta as skuqen se skane fyty .Kane vetem nje qellim.Te saldojne karriket e majme pas by.. per pushtet te perjetshem .
    Keto koka duhet te ishin larguar me kohe nga skena politike .Ne kemi pare deri tani riciklim te deshtakve qe u kane pire gjakun popullit .Jane shushenja e jo burra o Muci .

  9. Ethem Lalaj says:

    Z.Muç Nano. L.Basha nuk e jep dorë-heqjen kur të humbi.Pse:
    1.Nuk është politikan i zgjedhur por i emruar nga Sb me urdhër nga lindja si vazhdimsi e UDB.
    2.Nuk e lejon Sb,pasi do ofendohej vetë Ai që është kryetar i PD defakto nga frika e krimeve që ka bërë në 30 vite…dhe nuk ka besim te asnjë tjetër që ta mbroi Sb familjarisht.
    3.Sb e di mirë se me Lb kanë bërë shumë vjedhje e vrasje në bashkpunim midis tyre.Po Ra njëri do bjeri dhe tjetri,si për Rr.Kombit,21 janarin,Shitjen e detit,Lobimin Rus,Dosjet Babale,etj.
    4.Lb është katapultuarë në PD me porosi të Udb kur punonte në UNMIK-KOSOVË-SËRBI si agjent i tyre që fsheu vidion e Krushës në favor të Pro-Sërbit DikMarty.Dhe për këtë krim u fol vetëm 3 ditë si shumë të tjera në 30 vite nga drejtësia e kapur nga Sb. Ndaj Sb dhe Lb do jenë në PD deri në vdekje sa të djegin vëndin përfundimisht
    -FLM TEMA,M.NANO

  10. Rimi says:

    Muci. Me pelqeu shkrimi.
    Por ke harruar. Rama e ka thene me kohe qe kur publiku nuk do me votoje me, do largohem e do merrem me moden e veshjeve, dicka te tille. E tha se kete e ka hobi. Normale.
    Kete e ka perseritur sahere e kane pyetur gazetaret. Ju thoni se Rama nuk i eshte pergjigjur kesaj pyetje. E verteta se ne pragfushate dhe ne fushaten qe filloi ai u ngacmua shume dhe eshte shprehur paka a shume se tani kemi hyre per te marre mandatin e trete dhe normalisht per te evituarperplasjet me disa gazetare ashiqare miolitant te PD e LSI, teper provokative, i eshte shmangur ketyre pyetjeve.
    Rama sic e gjykoj une nuk e ka fare paranojen e fitores me cdo kusht o bjer e vdis.
    Ndersa ky teveqeli, ka tere kohes qe konkurron, nuk i ka njohur kurre humbjet ne zgjedhje dhe ben te njejten gje si shefi i tij.

  11. Konjak says:

    Kur nje lider humbet zgjedhjet per pa aftesi , duhet te jap doreheqje ; por kur zgjedhjet i humbet per shkaqe te tjera objektive –pra s’kane te bejne me aftesite e liderit — s’ka pse te japij doreheqje , duhet te kandidoi , per kryetar partie , si kushdo tjeter . Tek ne per munges njohje , pervoje , dallaveraxhinjt politik perfitojne duke mashtruar popullin por kryesisht anetaret e partise –ciladoqoft — per te vjedhur kreun e partise ; dhe mbasi e perfitojne ate , s’ka force apo ligj qe ta levize nga kreu . Kryetari i partise duhet te jap doreheqje kur per pa aftesi te tij , c’do pune ecen keq . Kur ky lider ka grzuar pushtet , dhe gjendja ekonomike socjale dhe shoqerore –pas vite qeverisje — eshte musubet , atehere edhe nese s’jep doreheqje , duhet shporrur me force . Ne shtete te demokracise se konsoliduar , ndodh keshtu , nderrimet behen –por edhe vendosen — paqesisht ; Kurse ne vendet e botes se trete , vendos dhuna , mashtrimi , peapaskena , dallaveret dhe nese hasin veshtiresi , atehere , marrin thaset e mbushur me evro dhe jetojne te qet diku nga perendimi , me djersen e gjakun e popullit . Po ti Mustafa , sa thas me evro ke mbushur , dhe ku do qendrosh te jetosh si lord .

  12. Zadrima. A says:

    Ajo parti do ndryshoje ose do vdesi diten qe te ngordhe bajga plake. Deri atehere une nuk shoh ndonje zgjidhje me te mire se Basha ne krye te PDse. Keshtu qe na pelqen apo jo, Basha ne ate llum tribal, ngelet zgjidhja me e mire.
    Nese Bashen e perzene, kukulla e re ne duart e perdhunuesit te PDse, do te zgjidhet vetem midis atyre mediokerve dhe hajvaneve qe gjenden aty. Te gjithe ” prurjet” e reja detyre kane venerimin, pastrimin dhe lepirjen e vrimes se mumjes tribale, pastaj familja ju ndan detyrat.
    Pyetja qe i drejtoj Mucit (i cili eshte i sigurte ne humbjen e Bashes dhe luan hipokrizisht me te), eshte;
    Ke do ti kryetar te PDse?!
    Argiten?
    Griden?
    Salinjanin?
    Bardhin?
    Mulin?
    Apo me te neveritshmin midis ketyre te gjitheve, Gjeken?!
    Keto jane zgjidhjet e vetmte.

  13. Bardhyl says:

    Po ti kerkon nga keta antishqiptare te kene burrni jo nuk besoj qe lulja te jete aq burr dhe mbi te gjitha te pranoje humbjen e sigurt tashme keta jane te degjeneruar dhe nuk kane cipe nuk jane atedhetare me pak fjale jane ne gjendje ta djegin Shqiperine sic e kane bere dhe here te tjera poshte hajdutet e shqiperise tradhtaret e kombit pd lsi e kompani

  14. Muuuuuli says:

    Burreria dhe doreheqja!
    Cfare lidhje kane keto koncepte me Bashen dhe PD e Sals?

  15. nn says:

    as mos e pretendo
    pastaj, kur ta kuptoje Luli qe ka humbur, do kene ardhur zgjedhjet e 2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje