Emrat: Ja kush janë kontrollorët e trafikut ajror që u shoqëruan në ambientet e policisë. Akuza, "shpërdorim detyre"

8 Prill 2021, 08:36Kronika TEMA

28 kontrollorë janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes të së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.

Prokuroria ka nisur hetimet

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me Shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur.

Po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

2 komente në “Emrat: Ja kush janë kontrollorët e trafikut ajror që u shoqëruan në ambientet e policisë. Akuza, “shpërdorim detyre””

  1. Jovan Bregu says:

    Atyre kontrolloreve nuk kane se cfare ti bejne hiç, ti hanë mutin me nder jush ..
    Kjo pune do te shkoje si ceshtja Bechetti.
    Keshtu o shqiptare beni gati te paguani 110 milone te tjera.
    Keshtu ndodh kur ja le ne dore punet e qeverise nje Rilindje Anarkiste, me nder jush.

    1. Nick says:

      Me nder qofsh zotrote qe na e sqarove si do vejè kjo pune!
      Keta kontrolloret te ruhen nga ndonje dru i mire, qe, larg qofte, do ta hane me doemosdo nga ndonje fukara i stresuar pa rroge fare, qe i bene qametin pse u stresuan se nuk ishin dakord me rrogen 1milion e gjysem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje