Ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku është shprehur se aleanca e Atlantikut të Veriut është e gatshme që të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga kontrollorët shqiptar në aeroportin e Rinasit.
Duke e konsideruar Rinasin edhe aeroport ushtarak, Kollçaku nënvizon në emisionin Dekalog të Roland Qafokut se:
“NATO e gatshme të sjellë kontrollorët e vet në Rinas nëse mungojnë punonjësit shqiptarë. Rinasi është edhe aeroport ushtarak”, shprehet ai.
Disa kontrollorë shqiptarë, prej disa orësh kanë hyrë në grevë me pretendimin se janë stresuar nga ulja e pagave të tyre nga 4500 euro, në 2600 euro si pasojë e kufizimit të fluturimeve nga pandemia.
Ndërkohë, ashtu siç është bërë e ditur tashmë në media, prapa këtij skenari fshihet presidenti Ilir Meta dhe aleati i tij Sali Berisha. (TemA)
OPOZITA TA HARROJE DESTABILIZIMIN E SHTETIT. PARTNERET DO TE VIJNE , POR MJERE ATA QE DO TE DALIN PA PUNE.
ky eshte nje turp. Vendi i NATO’s e akoma teater rrumpalle e drejtuar nga beqira politikane.
Arvizu ju tha, shqiptaret jane popull dele