Me Belën… apo me Belanë!

8 Prill 2021, 10:23Blog TEMA

Nga Aurel Boriçi

Në kohën kur beteja politike për zgjedhjet e këtij muaji, ka përfshirë të mëdhenj e të vegjël, një tjetër gur u lëviz në “skakierën” politike në emëir të Stresit.

Ai që javë më parë thirri kumbueshëm emrin e Ilir Metës për ta ndihmuar në përmbysjen e pretenduar të pushtetit, tani pa sesi një tjeter “stres”, ai i kontrollorëve të Rinasit, të ishte në fokusin e presidentit “dashnor” të Kushtetutës.

Njeriu që ditë më parë kishte kërkuar me letër e laps të ndihmohej lehtësimi iI stresit të kontrollorëve të trafikut, ishte dhe i pari që përkrahu grevën e aeroportit të vetëm civil në vendin tonë, arteria që u paralizua si me një komandë nën zë, për një konflikt që ishte dhe duhej të qëndronte në suaza administrative.

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara…

Këta emra zgjodhën të mos i përgjigjen kushtrimit të detyrës, me pretekstin se 2400 USD në muaj, nuk i mjaftojnë per të larguar Stresin. E pra… ka edhe kështu.

Në një vend ku qendra familje vuajnë per të mbyllur muajin, “borgjezët” që kanë çelësat e trafikut ajror, lanë dhjetëra pasagjerë mes 4 rrugëve, lanë dhjetëra të tjerë që prisnin të afërm nga jashte, lanë jo pak edhe nëna me të zeza që prisnin arkëmortet e bijve të tyre, por që mbetën rrugëve të Evropit, sepse policët tanë të trafikut ajror, ishin të stresuar. Në një vend normal këta të ;;astuar do ishin shkarkuar masivisht për grevën e koordinuar dukshëm me aktorët politikë që përfitojnë direkt. Por në një vend me njëmijë halle si tonin, dhe një ministre energjike, Belën e gjeti Belaja…

Vajza që endet përditë mes rrugëve të Kombinatit per të zgjidhur problemet e një zone të shkundur fort nga tërmeti, ka marrë dhe po ia del me sukses në një bast të vështirë, por tani Belave të saj iu shtua edhe stresi i atyre në Rinas. Do pak mend e kalem të kuptosh se kush përfiton nga kjo. Por nuk do fare mend par të kuptuar se kë do zgjedhin shqiptarët këtë muaj…Belën apo Belanë!

Kur shoku im zjarrfikës mori vesh pagat e Rinasit, u stresua. Një jetë mes flakëve dhe rrezikut, një jetë duke dëgjuar se ndoshta këmbana e alarmit e radhës do të ishte fatale e nuk do ta sillte më pranë familjes. Kjo është jeta që zgjodhi, ajo e sakrificës dhe jo e bojkotit, ajo e 400 USD në muaj, dhe jo e 4500 USD që “zengjinët” politik të Rinasit, marrin në vetëm një muaj.

5 komente në “Me Belën… apo me Belanë!”

  1. arb says:

    Duke parë mbiemrat e personave të punësuar, nuk habitesh aspak për protestën.
    Vazhdoni dhe mbani në punë njerëz politikë, i emëroni politikisht të gjithë, specialistët e vërtetë i persekutoni duke i lënë me rroga qesharake dhe në nivele të ultë administrative, duke mos i promovuar kurrë në bazë shkollimit dhe karrierës, dhe tani ankoheni për këtë që ka ndodhur.
    Kjo është politika rrumpallë e këtyre 30 viteve, që e ka katandisur shtetin në këtë farë derexheje, e që askush nuk ka ndërmend ta rregulloj, për shkak se vendet e punës me rroga të larta, janë një shpërblim për servilët partiak, dhe farefisin, sekserët e gjithfarë soj e sorollopësh.
    Jemi thjesht një shtet fisnor, ku nuk zbatohet ligji.
    Katund i madh

  2. TIRONSI 2021 says:

    SI MUNDEMI NE SI SHOQERI QE MBAJME PËR KONTROLLORE SURRATBITHA TE TILLE????FYTYRE E DALE NGA KANDAHARI?????JOOOOO ME TEPER KETA JANE PLEHRAT ISLAMOSHPELLARE TE ZBRITUNA NE TOKAT E XANUNA NGA HORDHITE BARBARE VICIDOLASE.KETA JANE VIKONGET E BASTARDUAR NE KAFSHE PARAHISTORIKE E NE JU PAGUAJME RROGA NGA 4 E 5 MIJE EURO NE MUAJ.E PRINDERIT E MI KANE PUNU NJE JETE TE TERE E PREKIN ME PAKE SE 200 EURO PENSION.

  3. Zgrepi says:

    Me Belen normal, me ke me qene me Monen

  4. Erioni NY says:

    Keta duhet te shkarkohen e mos te pranohen me ne asnje pozicion te ngjashem brenda shqiperise!! Jane te gjithe te perzhjedhur me mik super te forte, Te gjithe jane politikisht te perzhjedhur nga miku ndaj dhe bejne dengla! Te kesh rroge 2500 dollare dhe te thuash kam stres se nuk marr 4400 dollare be nje kohe kur ulin 10 avione ne dite! Ne muajt e pare te pandemise nuk kishte fare fluturime dhe keta prape moren 2500 dollare ne muaj nderkaq qe me rrogat ne shqiperi shumice ben 2500 dollare ne vit keta i marrin me muaj!! Keto aburditete vetem ne shqiperi ndodhin se ne nje shtet tamam do ishin pushuar te gjithe dhe mbase do ikinin ne burg !!!

  5. pena says:

    Z KRYEMINISTER——GUXO!
    NESE KETA PLEHRA NUK DO TI SHKARKOSH NGA DETYRA PERPARA ZGJEDHJEVE UNE DO TE MENDOHEM SHUME PER TE VENDOSUR NESE DO TJU VOTOJ JUVE…….
    VENDIMI IM ESHTE I PAREVOKUESHEM!
    NESE JU NUK PYESNI PER DINJITETIN E SHTETIT TIM UNE ATE KAM MBI GJITHCKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje