"Disa politikanë të deklarojnë se vaksina mbjell vdekje"! Rama publikon mesazhin e mjekut për vaksinimin: Përgjithmonë Pipero!

9 Prill 2021, 09:56Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në Facebook një videomesazh nga mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Pipero i bën thirrje politikës të ndalë sulmet për vaksinimin e popullsisë.

Pipero i cili ka qenë një zë i rëndësishëm për shqiptarët gjatë pandemisë, shprehet në një video të ndarë nga PS se vaksinimi është një proces jetik, ndaj ato që duhet të ndalen janë grumbullimet jo vaksinimi.

“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje. Nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet. Politikat e tyre e dëmtojnë këtë proces jetik.

Madje rrezikojnë edhe këtë sezon turistik. Shqipëria nuk mund të ndalet tani që po del nga ky tunel i gjatë. Ndaj politikat duhet të ndalin sulmet ndaj vaksinimit madje edhe grumbullimet që mundësojnë infektimet.

Shëndeti, jeta mbi të gjitha. Zgjidh jetën, vaksinohuni.”, shprehet mjeku Pëllumb Pipero.

Ndërsa poston videon kryeministri Rama shkruan “Pipero forever” dhe e shoqëron me një emoji piperi të kuq.

1 komente në ““Disa politikanë të deklarojnë se vaksina mbjell vdekje”! Rama publikon mesazhin e mjekut për vaksinimin: Përgjithmonë Pipero!”

  1. Konjak says:

    Ne fakt , vaksinimi eshte nje pune e shkences se mjekesise , per efektet e asj mund te flas sakt mjekesia . Ne , populli mund te mesojme dhe themi ato qe digjojme nga mjekesia , por edhe ato qe shikojme e provojme vet . Thuhet se , ka mjek qe kundershtojne vaksinen , edhe mundet , por besoj se kundershtohen ato vaksina qe kan ndikim anesore . Digjojme mjek qe shprehen se ,: qoft edhe Astre Zeneka , qe faktikisht ka dhene efekte anesore , ngjer edhe me humbje jete , te behet , sepse japin me shume efekt pozitiv se sa negativ ; domethene , ska problem se , ca pacjent do vene per lesh . Kjo kategori mjekesh , nukse me ngjajne si mjek , por si kasap . Mos luani me jeten e tjeterit , o te marre ; Pamvaresisht se disa e kane prer vet bileten per ne boten e cuditave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje