Lajm i mirë: Ndeshjet e Europianit këtë verë do të luhen me tifozë

9 Prill 2021, 20:05Sport TEMA

UEFA ka njoftuar sot se në ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet në verë, do të lejohet prania e tifozëve.

Pas negociatave të shumta me vendet pritëse, UEFA ia ka dalë të arrijë një marrëveshje që të hapen dyert e stadiumeve për sfidat e Euro 2020. Lajmi ka marrë mbështetje dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Amsterdami, Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Gllasgou, Mynihu, Londra, Shën Pjetërburgu dhe Baku do të jenë 8 qytetet e mëdha pritëse të ndeshjeve të Kampionatit Evropian, ndërkohë 4 qytetet e tjera: Roma, Monako, Bilbao dhe Berlini, kanë kohë deri në datën 19 prill për të dhënë një përgjigje zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje