Incidenti i protokollit që përfshiu presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila u la pa karrige nga presidenti Erdogan gjatë një takimi me dy udhëheqësit e BE në pallatin presidencial në Ankara, po rritet gjithnjë e më shumë.
Pasi kryeministri italian Draghi e quajti sjelljen e presidentit turk “të papërshtatshme”, Ankaraja thirri ambasadorin italian.
Draghi përdori fjalë shumë të ashpra kundër udhëheqësit turk, duke e cilësuar edhe diktator.
“Unë absolutisht nuk jam dakord me Erdoganin, mendoj se nuk ishte një sjellje e përshtatshme. Më erdhi shumë keq për poshtërimin që presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen duhej të vuante.
Me këta diktatorë, le t’i thërrasim për atë që janë gjë që është e nevojshme, megjithatë, duhet të jemi të sinqertë në shprehjen e larmisë së pikëpamjeve dhe vizioneve të shoqërisë; dhe gjithashtu duhet të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të siguruar interesat e vendit. Duhet të gjesh ekuilibrin e duhur “, tha kryeministri italian.
Pas këtyre deklaratave Turqia ka thirrur ambasadorin italian në Ankara, Massimo Gaiani.
“Ne dënojmë me forcë pretendimet e pakontrolluara të kryeministrit Italian Mario Draghi rreth presidentit tonë të zgjedhur Rexhep Tajip Erdogan”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Ndërkohë presidenti i KE Charles Michel, duke shprehu pendesë për atë që ndodhi në Turqi, shpjegoi pse nuk ndërhyri: “Unë nuk reagova sepse mendova se do të shkaktonte një aksident më të rëndë”.
Jo bre, u pordh dhe miqesia Shqiperi – Itali…..
=
Me kete rast Rama duhet te lidhi nje marreveshje me KInen ne emer te Turqise, per note proteste.
E degjova Draghi-n, dhe foli drejt perdrejt pa shume diplomaci.E verteta eshte sic ai tha. U vjen keq turqve, ok, por duhej edhe te tregonin kujdes me perfaqesuesen me te larte te Komisionit Europian. Ishte skandal dhe, edhe sot nuk kane sqaruar perse ndodhi por kerkojne sqarime per reagimet!? Ndersa Michel, qe ishte prezent si kryetar I Keshillit te Europes, as u kujtua ti ofronte karrigen e vet, e te ulej ai ne divan!
Erdogani , është ai që është, për sjelljet ndaj një mysafireje, sidomos GRUA.
PO KY LEGENI EUROPIAN PSE NUK JA LËSHOI VËNDIN ADSAJ POR VEPROI SI ERDOGANI?
SAKTE KA SHKRUAJTUR ILIRJAN MITCHELL DUHEJ TE ISHTE NGRITUR DHE JO TE ULEJ URSULA POR TE MOS ULEJ ASNJERI.
TYRQIA PO QE SE È KA THIRRUR ABASADORIN PER TE KERKUAR FALJE PO POR JO PER FJALET E DRAGIT.
TURQIA DUHET TE JAPE LLOGARI EDHE SIKUR PADASHJE TE JETE BERE GAFA NDRYSHE EDHE KETE SHEKULL DO NGELET JASHTE BE.
Ketyre te BE-se mire ua beri .
Keta nuk pyesin per protokolle … vetem kur ju intereson.
Erdogani eshte njeri shembullor !!