Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI: Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

10 Prill 2021, 15:09Politika TEMA

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

“Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm

. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

“Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

1 komente në “Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI: Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin”

  1. Qytetar says:

    Vetem ne Gjirokaster , po ne Tirane me gruan ne A.ZH.B.R.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje