Zgjedhjet e 25 prillit, Lavdrim Krashi: Rruga e Arbrit drita në fund të tunelit për Qarkun e Dibrës, premtim I mbajtur nga Rama

10 Prill 2021, 14:05Politika TEMA

Fushata elektorale në Qarkun e Dibrës ishte tema e emisionit “60 minuta” nga gazetari Arbër Hitaj. I ftuar, Lavdrim Krashi, i cili kryeson listën e Partisë Socialiste në këtë Qark, vendosi në dukje problematikat dhe investimet që do të sjellë për Dibrën. Sipas Krashit, investimi që ka nisur për rrugën e Arbrit do t’i sjellë Dibrës mundësi të mëdha për përmirësimin e infratrukturës në funksion të agro-biznesit dhe turizmit malor. Lidhur me problematikat në të cilat ndodhet Qarku i Dibrës, Krashi u shpreh se varfëria është shumë e madhe, pasi rreth 11 mijë familje marrin ndihmë ekonomike, nga 120 mijë banorë që janë gjithsej. Nëse do të zgjidhet deputet pas zgjedhjeve të 25 prillit, sipas tij, synimi do të jetë rritja e mirëqenies dhe hapja e mundësive të turizmit për të gjithë shqiptarët dhe turistët e huaj. Krashi me bindje shtoi se nëse do të ketë mundësi të ulet në Parlament do të jetë një zë i shtuar për të gjithë banorët e Dibrës, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Lavdrim Krashi:

Cilat janë problematikat e Qarkut të Dibrës?

Problematikat e Qarkut të Dibrës janë shumë të mëdha. Për të qenë të drejtëpërdrejtë qeveritë e njepasnjëshme që prej vitit 1991 i kanë pasur me kursime investimet publike, investimet e taksapaguesit shqiptar për Qarkun e Dibrës. Kjo reflektohet mjaft lehtë duke parë që vetëm në Qarkun e Dibrës ka rreth 11 mjë familje që përfitojnë ndihmë ekonomike. Qarku i Dibrës ka një popullsi rreth 120 mijë banorësh. Ndërkohë, krahasuar me Tiranën, që jetojë rreth 1 mlionë banorë, numri i familjeve që marin ndihmë ekonomike është më i vogël se numri i familjeve me ndihmë ekonomie në Qarkun e Dibrës. Pra, varfëria është shumë e madhe. Edhe infrastruktura ka mangësi më të mëdha sepse janë bërë shumë punë në Shqipëri në të gjitha Qarqet. Nuk po them që Qarku i Dibrës është i persekutuar, por e them me plot bindje që Qarku i Dibrës i ka pasur investimet publike me shumë kursime. Besoj që do të ndalem këtu.

Çfarë do të bëni bëni ju që Dibra të ketë vëmendjen e duhur?

Rruga e Arbrit është drita në fund të tunelit për të gjithë Qarkun e Dibrës. Ajo do t’i japë mundësi të jashtëzakonshme Qarkut të Dibrës për të çliruar energjitë e 30 viteve sepse dibranët janë shumë njerëz punëtorë. Unë premtoj që nëse do ta kem fatin të ulem në Parlament do të shkoj atje për të bërë ligje për këtë vend, do të jem zë i të gjithë banorëve të Dibrës, pavarësisht bindjeve politike dhe pavarësisht se për kë votojnë qytetarët. Vëmendja e Dibrës do të vazhdojë më ndërtimin e rrugës së Arbrit për t’i krijuar asaj mundësinë për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës, përmirësimin në funksion të agrobiznesit dhe turizmit malor.

Dibra është një Qark shumë i veçantë dhe shumë i bukur, ne kemi bukuritë marramendëse që na i ka dhënë natyra. Është detyra jonë për ta bërë me të hapur Dibrën ndaj gjithë shqiptarëve dhe turistëve të huaj për të shijuar bukuritë që ajo ka.

Do të punoj gjithashtu me të gjitha bizneset lokle, për të rritur mirëqenien, për të rriur punësimet dhe për t’iu dhënë mundësi të rinjve për tu kalifikuar në mënyrë që ata të kenë kualifikime profesonale dhe kjo iu jep atyre mundësinë për tu punësuar.

7 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, Lavdrim Krashi: Rruga e Arbrit drita në fund të tunelit për Qarkun e Dibrës, premtim I mbajtur nga Rama”

  1. Zani Burimi says:

    Shume mire qe i di problemet e Dibres, lum djali, por nuk ke thene per vete si do t’ia besh: dote rrish ne Diber apo ne Londer. Sepse e di ate fjalen e Dibres qe” mos rri me s dy kuajsh se ccahesh vegesh, apo jo? Ju lutem na thoni se si do te behet puna me Skavicen, sepse Rama e ka nda mendjen me e mbytur Dibren e Poshtme!

    1. Kelyshet komuniste te Saliut says:

      Zani, jam shume dakord me ty. Pyetje me shume vend.
      Por, e njoh nga afer Lavdrim Krashin. Kam patur mundesine ta takoj disa here ne Londer, dhe kemi biseduar edhe per karieren e tij ne politike. Lavdrim Krashi eshte njeri i realizuar personalisht, sepse eshte nga ata emigrante qe ka arritur te zere vendin e tij ne shoqerine angeleze, me dinjitet. Ne qofte se ai i futet politikes, nuk eshte per te vjedhur tendera ose per te vjedhur fonde publike.
      Lad Krashi eshte njeri idealist, dhe vertet kerkon te beje emer ne Diber me punen e tij, dhe me rezultatet e kesaj pune. Kerkon qe te mbahet mend per ato qe do beje, dhe jo per pasurimin e tij personal, sepse per ate nuk ka nevoje. Jemi te perkohshem ne kete bote, dhe ajo qe mbetet pas nesh eshte vetem vepra jone.
      Une nuk jam nga Dibra, por e kuptoj cdo te thote per nje vend te izolohet nga bota per aresye te rruges, sepse jam nga nje krahine jugore qe akoma nuk ka rruge te asfaltuar dhe po zbrazet per vit, per kete aresye.
      Rrruga eshte infrastruktura kryesore, pastaj vijne rrjeti elektrik, uji, dhe gazi. Po u bene keto, njerezit dijne te investojne vete, mjafton qe te mos kete lapangjoze ne bashkira e ministrira qe te kerkojne ryshfet per investimin qe po ben ti vete. Po i zhdukem keta lapangjoze nga administrata, njerezit e cajne rrugen vete. Dhe Lad Krashi eshte nga ata njerez qe u vjen turp nga vetja te te kerkojne ryshfet. Keshtu e njoh une te pakten.

      1. Dibran says:

        Mos I bej elozhe por kritikoje!Ai me kete veprim qe ka bere, per te dale deputet nga PS, nuk ka treguar zgjuarsi, ka bere nje gabim te tmerrshem taktik qe do ti kushtoje ne karrieren e tij! Do te fitoje me shume pike nese merret me ceshtjen e mos ndertimit te Skavices! Nuk do te kete fuqi Ladrim Krrashi te ndikoje ne Diber, nese po duhet te zgjidhe qesen qe ka fituar ne Angli, te tjerat jane propaganda!

  2. pena says:

    O INJORANTE NJEREZ! ME FLETE TE JETE KY PICIRUKU FSHATAR DIBRA DIBER MBETET,NJE VEND I HUMBUR MES MALESH QE MASTURBOHET ME MITET E TE QENIT DIBRAN…………..
    DIBRA QE NGJALLI ENVERI DHE E NGORDHI SALUSHI NUK BEHET ME…………..

    1. Dibran says:

      Dibra ishte , eshte dhe do te jete! Ti sot ne Diber, shikon politikanet legena dhe ata te pashkolluarit , por ata qe mbajne ADN e vertete te dibranit ndoshta do ti shohesh me vone. Sa per masturbimin, me dukesh se masturbohesh ti me deshiren se dic thua ne kete koment! Leri njerezit ne hallet e veta ! Kalofsh mire!

  3. lisi says:

    NESE JANE VERTETE DIBRANET ASHTU SIC I BIEN GJOKSIT SI LEBERIT DO TA SHOHIM NESE DO TA LEJOIJNE RAMEN TE BEJ SKAVICEN DUKE ZHDUKUR DIBREN NGA HARTA E KOMBIT GJE QE NUK E LEJOI AS ENVERI I MADH……

  4. Dibran 100 karatsh! says:

    Cdo perfaqesues I forcave politike ne Diber qe po ben aktualisht fushaten, nuk eshte tjeter vecse nje struc qe fut koken ne rere!Dibres aktualisht po I afrohet nje kercenim shume I madh, Skavica, e cila do ta zhbeje, natyralisht kete treve! investimet qe po kerkon kjo qeveri te beje ne HEC jane shkombetarizuese dhe askush nuk ka per te perfituar nga ajo hurdhe. Lumi drin nuk ka prurje si dikur dhe vete kompania (nese nuk ka nonje interes te piste) do ta shikoje se nuk ka leverdi qe te merret me nje ndertim te tille!
    Cdo politikan dhe kandidat per deputet qe kerkon te zgjidhet ne diber, do te ishte hipokriti me I madh nese do te pranonte te zgjidhej deputet ne nje mjedis te tille ku ceshtja e Skavices rri pezull si kercenim per popullsine por edhe si turp per politikanet. Duhet ta pranojme qe nuk kemi atdhetare ne Diber por atdhetari nuk kane dale anjehere nga rradhet e politikaneve ! Lisi, do ta shikosh a ka burra atje apo jo, do Zoti dhe nuk do te provohemi, por nese po atehere do te marresh edhe ti Lisi leksione!Nga dheu do te dalin intelektualet per ta mbrojtur Dibren, si ata ruset nga germadhat e Stalingradit!
    Dite te mbare per te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje