Aleatët e NATO-s, kundër lëvizjeve destabilizuese të Rusisë: Thirrje Moskës për largimin e trupave nga kufijtë me Ukrainën

11 Prill 2021, 17:10Bota TEMA

Dislokimi i ditëve të fundit i trupave ruse në kufijtë perëndimorë me Ukrainën, por edhe prania e shtuar e forcave të armatosura ruse në Krimenë e aneksuar në 2014-ën kanë shqetësuar aleatët e NATO-s, të cilët i druhen një përballjeje ushtarake që mund të shkaktojë luftë me përmasa të mëdha.

Përmes postimeve në Twitter, krerët e diplomacive amerikane dhe britanike dënojnë stërvitjet ushtarake që po kryen nga Rusia. Ata thanë se kishin komunikuar në telefon për këtë çështje ku kishin rënë dakord t’i bënin thirrje Rusisë që të ulë tensionet në rajon.

Deklaratat e kryediplomatëve të Uashingtonit dhe Londrës vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelensky bisedoi në Stamboll me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për këto tensione.

Kreu i shtetit turk e konsideroi situatën shqetësuese, ndërsa tha se kriza mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike. Ai kujtoi se Turqia nuk e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë.

Për Kremlinin, perëndimi nuk ka pse shqetësohet për lëvizjet që bën ushtria ruse brenda hapësirës territoriale të Rusisë. Por për Moskën, deklaratat e presidentit Zelensky se Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO, janë provokime të rrezikshme.

2 komente në “Aleatët e NATO-s, kundër lëvizjeve destabilizuese të Rusisë: Thirrje Moskës për largimin e trupave nga kufijtë me Ukrainën”

  1. ... says:

    foli kurva evrope
    dhe nuk ka krime te aneksuar

  2. Pushtimi financiar says:

    jo thirrje por pergjerim !!
    pederat e evropes
    qe pushtoni kombe me metoden e re ate financiare
    ju jeni ne deluzion o njerez te shthurur
    shume shpejt e drejta e vetvendosjes do te vihet ne zbatim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje