Detaje të tjera nga sekuestrimi i kokainës në Durrës. Policia u informua 2 javë më parë për nisjen e kontejnerit

11 Prill 2021, 10:31Kronika TEMA

Detaje të reja zbulohen nga operacioni i drogës në portin e Durrës ku u sekuestruan 143 kg kokainë.

Policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine.

Nga Ekuadori, kontejneri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq. Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit policia thirri një prej administratorëve të kompanisë “Masabi Fruits” Klajdi Xibrakun.

Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.

Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administrator tjetër Erjon Peti.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë. /Bw

5 komente në “Detaje të tjera nga sekuestrimi i kokainës në Durrës. Policia u informua 2 javë më parë për nisjen e kontejnerit”

  1. Zaho says:

    Policia thot ja ujku Peti dhe Klajdi thot,po gjurma?

    1. k says:

      Çudi si nuk thanë që ishte luftë politike se janë të PD së.
      Pritet të dali ndonjë avokat kokë-qoshe të na bindi se këta nuk dinë gjë dhe se
      ështe detyrë e shtetit ti gjejë kush e ka futur drogën ke …….xhepi i këtyre.
      Ose do fillojnë të thonë se duhet të kapin përpara peshqit e mëdhej,pasta tjerët.

  2. KALEC Dega says:

    …nisjen e kontejnerit…????
    =
    …ca a kjo …kontejneri, bre? nendetese apo Tojota Yaris, lol?
    =
    hahahhahahhaha…

    Ca bohet ne Lazarat, oi shoq?i…apo gjithe Shqiperia a Lazarat ne keto 8 vjet te realizmit socialist te PPSH.

  3. Mos votoni me 25 PRILL says:

    Koha e zgjedhjeve ne prill ,tani duhet paraja!

  4. €€€ says:

    O Kalec ta paskan fut ty prap me dal ne pune te dielen te byrektorja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje